Bullgaria po shqyrton mundësinë e groposjes së karburantit bërthamor të shpenzuar nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në Finlandë. Këtë e tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov, në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor lidhur me ndërtimin e depove për ruajtjen e përhershme të lëndës djegëse bërthamore të konsumuar nga Centrali “Kozlloduj” dhe mbetjeve të rrezikshme radioaktive në territorin e Bullgarisë. Sipas tij, të gjitha vendet që zhvillojnë energjinë bërthamore janë duke punuar në projekte që kanë të bëjnë me groposjen e karburantit bërthamor të shpenzuar, sipas kërkesave ndaj vendeve anëtare të BE-së. Bullgaria po studion përvojën e disa vendeve që tashmë janë në një fazë më të avancuar, përkatësisht Finlandës, Suedisë, Francës dhe Zvicrës. Prej këtyre shteteve, Finlanda është në fazën më të avancuar, prandaj tërhoqi vëmendjen e vendit tonë. Për sa i përket ndërtimit të një depoje për depozitimin gjeologjik të mbetjeve bërthamore në vendin tonë, nga studimet e deritanishme rezulton se kushtet gjeologjike në Bullgarinë Veriore, në masivet e Pllakës Miziane, janë më të përshtatshmet. Megjithatë, ky opsion pritet me pakënaqësi nga popullata lokale dhe eko-aktivistët.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..