Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së Plovdivit dhe është me rastin e 110 vjetorit të lindjes së këngëtarit legjendar. Në Sofje është rregulluar në sallën 3 të Institutit Bashkiak të Kulturës “Krasno Sello”.
Aty mund të shihni 41 foto që tregojnë jetën familjare dhe krijuese të Boris Hristovit. Në arkiva janë ruajtur shumë fotografi, ku shihen paraqitjet e tij skenike së bashku me korin mashkullor "Guslla", i cili vazhdon të mbajë koncerte edhe sot. Këngëtari i madh i operës, përveçse ka qenë korist në “Guslla”, ka vazhduar të interesohet për një kohë të gjatë për veprimtarinë e këtij kori, edhe pse ka jetuar jashtë Bullgarisë. Ai ka marrë pjesë në shumë shfaqje të tyre jashtë vendit. Nadje në funeralin e tij në vitin 1993 në Sofje, kori "Guslla" ishte i pranishën dhe interpretoi disa nga këngët e tyre emblematike atje.
Kujtimi i Boris Hristov lidhet edhe me faktin se ai u bë një nga figurat me të cilat Bullgaria u njoh jashtë në vitet 1990.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..