Tashmë është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu të enjten e kaluar në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit në zonën Bajrjamica mbi fshatin Bistrica dhe zgjati 8 ditë. Zjarrfikës, punonjës pyjorë, ushtarakë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla”, vullnetarë iu bashkuan luftës kundër zjarrit, që preku më shumë se 60 hektarë. Gjithashtu u sollën pajisje të rënda që të bëjnë rrugë dhe të sigurojnë qasje për pajisjet e specializuara të zjarrfikësve. Më në fund, shiu që ra mbrëmë ndihmoi në shuarjen e tij.
Nën kontroll është edhe zjarri tjetër në Rilla, në pyllin mbi fshatin Pastra – nën malin Kalin.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..