Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Carevo, nderuan kujtimin e katër të vdekurve në përmbytjet e një viti më parë

Foto: BGNES

Në kishën “Shën Mbreti Boris-Mihaill” me një liturgji përshpirtje u përkujtuan katër të vdekurit në përmbytjen e vitit të kaluar në Carevo. Banorët vendas dhe të afërmit e katër të ndjerëve kujtuan me dashuri dhe mirënjohje veterineren Dr. Daniella Jordanova, nënën e saj gjyqtaren Maria Moskova dhe një burrë tjetër që humbën jetën duke u përpjekur për të shpëtuar kafshët në fatkeqësi. Banorët vendas kujtuan tmerrin nga uji që afrohej, disa prej të cilëve ishin vetëm në shtëpitë e tyre dhe arritën të ngjiteshin në katet e sipërme të shtëpive. Pas shërbesës përkujtimore, në oborrin e kishës u shpërnda një kurban i siguruar nga komuna.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Peter Sijarto

Peter Sijarto: Nuk e kuptoj pse Bullgaria nuk është pjesë e zonës Shengen

“Bullgaria është e përgatitur për Shengenin dhe ne nuk e kuptojmë pse nuk është pjesë e kësaj hapësire.” Kështu deklaroi ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Peter Sijarto në Bukuresht, ku mori pjesë në takimin e tetë në nivel të ministrave të..

botuar më 24-09-03 4.29.MD

Bullgaria do të marrë një kredi nga Koreja e Jugut për reaktorët e rinj të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Projekti për ndërtimin e njësive të 7-të dhe të 8-të në termocentralin bërthamor të Kozlloduit është strategjik për Bullgarinë dhe Evropën. Këtë e theksoi ministri në detyrë i energjetikës Vlladimir Malinov, gjatë vizitës së tij në Seul në një takim..

botuar më 24-09-03 4.07.MD
Ivav Garellov

Gazetari i njohur Ivan Garellov u largua nga ne

Në moshën 81-vjeçare vdiq gazetari i njohur bullgar dhe internacionalist Ivan Garellov. Prezantuesi televiziv dhe autori i programeve të rëndësishme politike ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në neuroreanimacionin e spitalit të trajtimit urgjent..

rinovuar më 24-09-03 12.44.MD