Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetari i njohur Ivan Garellov u largua nga ne

| rinovuar më 24-09-03 12.44.MD
Ivav Garellov
Foto: BGNES

Në moshën 81-vjeçare vdiq gazetari i njohur bullgar dhe internacionalist Ivan Garellov. Prezantuesi televiziv dhe autori i programeve të rëndësishme politike ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në neuroreanimacionin e spitalit të trajtimit urgjent "Pirogov". Ai u dërgua atje me shpejtësi pas një traume në tru në mes të korrikut të këtij viti.

Ivan Garellov e filloi karrierën e tij gazetareske në Televizionin Bullgar (sot BNT) në vitin 1972 si reporter. Më pas, për 21 vjet drejtoi programin politiko-informativ “Panorama”. Në fillim të tranzicionit krijoi programin gazetaresk të mbrëmjes “Ekipi 4” në televizionin publik kombëtar. Pas vitit 2000 punoi për një kohë të shkurtër në Nova TV si shef i departamentit të lajmeve dhe më pas drejtoi programe në bTV dhe TV7. Gjatë viteve, Garellov ka mbuluar ngjarjet në Qipro dhe Greqi, duke intervistuar një sërë shtetarësh dhe personalitetesh të shquara nga fqinji ynë jugor, raporton BNT. Ai është autor i librave të shumtë, ndër të cilët i fundit ka të bëjë me konfliktin në Lindjen e Mesme, për të cilin gazetari tregon nga veta e parë.

Para aksidentit, Ivan Garellov ishte duke punuar mbi librin e tij të fundit në vendpushimin e Detit të Zi "Sveti Vllas".

Presidenti Rumen Radev me Ivan Garellovin

Në ngushëllimet e  tij, kreu i shtetit Rumen Radev deklaroi: "Profesionalizmi i Ivan Garellovit u ndërtua jo vetëm mbi baza të qëndrueshme morale, erudicionin e madh dhe standardet gazetareske, por edhe mbi një ndërgjegje qytetare, të cilën ai e mbrojti nga ndërhyrjet e papastra për t'u bërë një shembull i gazetarisë së guximshme. Sipas fjalëve të Radevit, Ivan Garellov “ishte i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij si një personazh publik dhe nuk u tërhoq nga përkushtimi ndaj së vërtetës për të përmbushur misionin e tij më të rëndësishëm - t'i shërbejë shoqërisë me qëndrimet e tij kritike dhe të paanshme. “Leximi objektiv i tij i ngjarjeve ishte një udhërrëfyes i besueshëm për publikun dhe një pjesë thelbësore e përpjekjeve për të mbështetur pluralitetin e opinioneve në mjedisin mediatik në vendin tonë”, theksoi presidenti.

U prehtë në paqe!

Foto: BGNES, Rumen Radev - Facebook



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD