Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv shënon Bashkimin dhe festën e qytetit

Foto: BGNES

Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj.

U bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe luleve para pllakës përkujtimore të majorit Rajço Nikollov, në monumentin e rilindësit Gavrill Krëstevich dhe në monumentin e revolucionarit dhe shkrimtar Zahari Stojanov.

Nga qyteti nis edhe Maratona e 48-të Ndërkombëtare Përkujtimore “Bashkimi”, duke kaluar nëpër disa fshatra e më pas të kthehet në sheshin me të njëjtin emër. Paralelisht me të, u zhvillua maratona për fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e të gjitha klasave.

Festimet vazhdojnë me program muzikor në orën 18:00, kur në sheshin "Stefan Stambollov" do të performojë grupi "Mary Boys Band". Një orë më vonë, në sheshin e Stadiumit Romak, komiteti "Rodoljubie" do të prezantojë një rishfaqje të ngjarjeve të 6 shtatorit 1885. Ekspozita "Sandro - Princi Aleksandër von Battenberg" do të hapet në Muzeun Historik Rajonal.

Nga ora 20:30 do të nisë ceremonia zyrtare me rastin e ngjarjes historike në sheshin “Sëedinenie”. Presidenti Rumen Radev do ta pranojë gardën e nderit dhe më pas do të mbajë një fjalim. Në mesin e të ftuarve do të jetë edhe kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Festa solemne do të përfundojë me fishekzjarrë.

Bashkimi shënohet në të gjithë vendin me ngjarje të shumta. Në Sofje u zhvillua një ceremoni përpara mauzoleumit të Princit Aleksandër të Parë të Batenbergut me pjesëmarrjen e njësisë së Gardës Kombëtare. Fjalime të rastit mbajtën kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore “Arkivi” Mihaill Gruev.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 janarin

Ditën e martë në shumë vende do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Rreth mesditës në shumicën e zonave, me përjashtim të lumit Danub dhe pjesës perëndimore të fushës së Trakisë së Epërme, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht. Temperaturat minimale..

botuar më 25-01-27 7.40.MD
Georg Georgiev

Për Bullgarinë është e rëndësishme të vazhdojë bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Ministri i jashtëm bullgar mori pjesë sot në takimin e parë të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për këtë vit në Bruksel. Diplomatët e parë evropianë diskutuan agresionin e vazhdueshëm rus kundër Ukrainës, marrëdhëniet BE-SHBA dhe..

botuar më 25-01-27 5.51.MD
Anija e mallrave

Ambasada bullgare në Stokholm është në kontakt me autoritetet suedeze në lidhje me anijen "Vezhen"

Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme për BTA në lidhje me informacionin nga prokuroria suedeze për..

botuar më 25-01-27 3.46.MD