Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Foto: YouTube / Mary Boys Band

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e një sezoni të ri. Para kësaj, më 16 shtator, Bashkia e qytetit Burgas dhe “Mary Boys Band” na ftojnë në një koncert festiv në Ditën e Parë të Shkollës, i cili gjithashtu titullohet "Vera po shkon, vjeshta po vjen".

“Dita e parë e shkollës është e rëndësishme për ne përderisa jemi nxënës dhe prindër të nxënësve. E duam gjithë jetën, sepse e lidhim me tufën e larmishme të fëmijëve që ecin në rrugën e ndritur të dijes, vërshojnë qytetin me zhurmë e hare, të shoqëruar nga të afërm e miq... Ne duam të mblidhemi të gjithë së bashku! Le të festojmë fillimin e Vitit të Ri Shkollor me këngët e preferuara nga kjo tufë e larme!”- shkroi Meri në profilin e saj në Facebook në lidhje me koncertin e 16 shtatorit në Burgas.

Përveç hiteve të tyre, të cilat janë aq të shumta sa nuk ka sesi t'i përfshijnë të gjithë në një koncert, në shfaqjet tash e tutje muzikantët e grupit do të prezantojnë edhe dy këngë të reja që u krijuan pas një pauze 6-vjeçare - "Përshëndetje" dhe "Peizazhi me ngjyra". Udhëheqësja e grupit dhe autore kryesore e muzikës dhe teksteve të këngëve - Maria Mutafçieva – Mari i thotë:

“Më në fund u ulëm dhe shkruam një këngë verore! Megjithatë, me gjithë koncertet dhe udhëtimet, ajo doli në mes të verës dhe pothuajse në fund të saj.  Prandaj thamë me vete - pra çfarë, do të shkruajmë një tjetër këngë verore pastaj! Kështu që shumë shpejt prisni një tjetër këngë verore nga Mary Boys Band. Vera nuk do të ndalet fare!"

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: YouTube / Mary Boys Band, Facebook / Mary Boys Band


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD