Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të renditur nëpër tavolinat, do t’i presin tekstet shkollore të mbushura me piktura, me ndihmën e të cilave të vegjlit do të fillojnë aventurën e tyre në botën e të rriturve. Por gjëja më e rëndësishme është përgatitja psikologjike. "Është mirë që prindërit të flasin me fëmijët e tyre paraprakisht, për të krijuar një qëndrim pozitiv te ata", thotë psikologia Jana Aleksieva nga Shoqata "Prindër", manuali i së cilës për prindërit e nxënësve të klasës së parë përditësohet vazhdimisht në sinkron me ndryshimet që na rrethojnë.
“Shumë shpesh prindërit më pyesin: “Tani kur është në klasën e parë, a duhet t’i ndryshojmë tërësisht dhomën, t’i blejmë një tavolinë etj.?”. Dhe ne i këshillojmë që të mos e bëjnë këtë, për t'i lënë kohë të mjaftueshme fëmijës që të jetë fëmijë dhe të luajë, sepse pas shkollës duhet të luajë. Për paratë e xhepit, ne këshillojmë njësoj si për celularët - që prindërit të vendosin së bashku se si të veprojnë. Sepse përndryshe mund të përfundojë në një situatë konflikti. Fëmijët në fazën fillestare nuk kanë nevojë as për celular në klasë, as për para xhepi, sepse gjithçka u sigurohet në shkollë”, thotë Aleksieva.
Prindërit dhe mësuesit thonë se e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e brezit të ri të nxënësve. Në të vërtetë e ashtuquajtura Gjenerata Alfa (ata që lindën pas vitit 2010) është shumë e ndryshme nga ato të mëparshmet. Ky është brezi i parë tërësisht digjital që mezi e njeh botën tonë analoge.
“Po, janë të ndryshëm, janë shumë më të zgjuar, janë edukuar ndryshe nga prindërit dhe nga ambienti ku rriten. Ata janë të edukuar të dëgjohet mendimi i tyre, të diskutohen gjërat me ta – thotë Jana Aleksieva. - Por ka edhe probleme me qëndrimin shumë të gjatë para ekraneve. Këta fëmijë kërkojnë një qasje të re, më individuale, atyre u duhet dhënë më shumë liri. Këta nuk janë fëmijë që do të ulen në tavolinat e tyre, do të shikojnë në dërrasën e zezë dhe do të dëgjojnë zonjën që jep mësimin për 40 minuta. Ata kanë akses në shumë informacione dhe kanë më tepër nevojë të jenë më social-emocionalë, të përvetësojnë dituri të shkolluara mediatike dhe digjitale dhe sigurisht, të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë.”
Të gjithë duan që fëmija e tyre të studiojë në lagjen e tyre, dhe në qytetet e mëdha si Sofja apo Plovdivi, ka edhe një fluks në shkollat fillore "më prestigjioze", por nuk ka vende të mjaftueshme. Prandaj aplikimi dhe renditja për klasën e parë në këto shkolla bëhet tërësisht në mënyrë digjitale përmes një platforme komunale online.
“Në Bullgari, në moshën parashkollore, fëmijët mësojnë shkrim e lexim dhe shkojnë deri në një farë mase të përgatitur në klasën e parë. Sepse kopshti i ka përgatitur - diçka që është e ndryshme nga vendet e tjera evropiane. Edukatorët dhe ekspertët vendosin nëse kjo është e saktë. Nga këndvështrimi ynë, megjithatë, sa më shumë të mësohet një fëmijë të jetë i pavarur, të luajë, të argëtohet, aq më mirë. Sepse ka shumë njohuri dhe aftësi përtej shkrim-leximit që ai mëson në moshën parashkollore. Dhe nga ky këndvështrim, leximi dhe shkrimi mund të shtyhen për në shkollë. Fëmijët që tashmë lexojnë dhe shkruajnë janë të mërzitur në klasën e parë. Dhe këtu mësuesi duhet të shfrytëzojë një qasje individuale”- shpjegon Aleksieva.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..