Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, raportoi nga Brukseli korrespondentja e BNR Angelina Piskova.
Sipas eurodeputetit të Partisë Popullore evropiane (EPP), Andrej Kovaçev, portofoli që mori vendi ynë është jashtëzakonisht i mirë dhe i rëndësishëm për konkurrencën e ekonomisë evropiane me pjesët e tjera të botës.
"Ne kemi qenë shumë të ngadalshëm me procesin dhe është normale të marrim një resor të tillë. Ne konsumojmë politikën evropiane, e krijojmë prej kohësh dhe në këtë rast marrim atë që ka mbetur në fund", komentoi eurodeputetinga "Rinovo Europën" Illhan Kyçuk në BNR.
Kontradiktore janë edhe komentet në Bullgari.
Sipas kreut të GERB, Bojko Borisov (kandidatura e Zaharievës ishte shpallur nga GERB), ky resor ka disa nga programet më të fuqishme dhe më të shkathëta. Ai kujtoi se në fushatën zgjedhore është folur shumë për “konkurrencën e Evropës përballë Amerikës dhe Kinës”. "Është pikërisht komisioneri ynë ai që i jepet ky portofol. Një falënderim i madh," tha Borisov.
Resori pasqyron qëndrimin ndaj Bullgarisë në BE, sipas nënkryetarit të "Vëzrazhdane" Conço Ganev.
"Sipas Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Bullgaria nuk ka marrë një resor të fortë në Komisionin e ri Evropian," tha kryetari i grupit parlamentar socialist, Borisllav Gucanov. "Po shohim që Ursula von der Leyen i ka dhënë mundësi mjaft të mira Rumanisë, ku do të kenë një person të dytë në komision si nënpresident," vuri në dukje ai.
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..