Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale. “Pro” votuan 81 deputetë, kundër 30 dhe u abstenuan 80.
"Ka një popull të tillë" propozonte të ulet pragu për numrin e nënshkrimeve për të shkaktuar një referendum, të rritet periudha e mbledhjes së nënshkrimeve - për një referendum kombëtar në 6 muaj, për një vendor – në 5 muaj, dhe pragu i vlefshmërisë të mos përcaktohet më nga një numër fiks, por të varet nga pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e mëparshme.
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..
Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..