Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të ndryshme. Përveç koncerteve, festivali përfshin edhe klasa master, leksione, një konkurs ndërkombëtar të kitarës klasike dhe seminare muzikore. Ngjarja realizohet me mbështetjen financiare të Komunës së Plovdivit dhe është pjesë e Kalendarit Kulturor të qytetit për vitin 2024.
Adhuruesit e artit të kitarës do të kenë mundësinë të shijojnë një gamë shumëngjyrëshe stilesh - flamenko, tango argjentinase, xhaz, funk, muzikë klasike dhe shumë të tjera. Interpretuesit janë nga Spanja, Austria, Italia, Turqia dhe Bullgaria. Figura kryesore në organizimin e festivalit është kitaristi Hristo Kolikov - Kristo, i njohur nga grupi Del Padre. Në muzikën e saj, Banda Del Padre shpesh e takon folklorin bullgar me flamenkon.
"Ideja e parë ishte ta përfaqësonim kitarën në të gjitha format dhe "ngjyrat" e saj, si dhe instrumentet me tela që kanë të bëjnë me të, për shembull mandolina, kitara bas, kitara country, kitara havaiane, etj. Kjo fushë është kaq e gjerë se për nëntë vjet nuk mund të prezantojmë gjysmën e instrumenteve dhe stileve që lidhen me kitarën. Në këtë kuptim, festivali është shumë i ngjyrshëm dhe interesant”, thotë Kristo.
Foto: guitart.bg, facebook.com/bandadelpadre, Pixabay
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..
Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..
Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..