Ekziston rreziku i mundshëm nga një valë migrantësh, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, në të cilin u diskutua kërcënimi për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme.
Sipas kryeministrit, flukset migratore janë aktualisht në përmasat e tyre normale. Ai mendon se struktura e tyre përbëhet kryesisht nga njerëz nga Afganistani, Siria dhe Maroku.
Njëzet e pesë bashkatdhetarë do të evakuohen sot nga Libani, tha gjithashtu Dimitër Gllavçev. 16 të tjerë do të transportohen të nesërmen, 5 tetor, me fluturimin e Linjave Ajrore të Kanadasë për në Stamboll dhe prej andej do të sigurohet lëvizja e tyre me makina.
Ndërsa për largimin eventual të shtetasve bullgarë nga Irani, kryeministri tha se vendi ynë është gati, por asnjëri prej tyre ende nuk e ka shprehur një dëshirë të tillë. Në Iran jetojnë 45-50 bullgarë.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt..