Çështja e lirimit të dy marinarëve bullgarë që janë pengje të hutëve jemenas do të ngrihet në një takim në Kajro. Këtë e bëri të ditur ambasadori i sapoemëruar palestinez Nasri Halil Abu Xhaish. Detarët bullgarë, pjesë e ekuipazhit të “Galaxy Leader”, ndodhen në robëri që nga nëntori i vitit të kaluar. Më 7 tetor 2023, Hamasi sulmoi Izraelin, gjë që shënoi fillimin e konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme. Sipas ambasadorit Nasri Halil Abu Xhaish, Palestina zhvilloi bisedime me Iranin, Jemenin dhe Hamasin për lirimin e bullgarëve të mbajtur rob, njoftoi gazetarja e BNR, Marta Mlladenova. "Këtë muaj në Kajro do të mbahet një takim midis Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe Hamasit. Një nga kërkesat tona kryesore ndaj Hamasit do të jetë lirimi i dy bullgarëve", tha ambasadori palestinez.
Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimet e mëposhtme:
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i Partisë Evropiane “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha delegacionet e..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..
Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të..