Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Dielli i vjeshtës do të shkëlqejë pa u ngrohur

Foto: BGNES

Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2° deri në 6°, në Sofje – minus 2°. Maksimumi do të jetë nga 11° deri në 16°, në Sofje - rreth 14°.

Do të mbajë mot me diell në zonat malore me erë të fortë verilindore në kreshta. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë 10°, në 2000 m - rreth 3°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13° dhe 15°, ndërsa uji i detit është 20°.

Të dielën do të mbajë mot i pandryshuar dhe kryesisht me diell.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Që nga korriku “Bulgargaz” nuk e ka paguar “Botash” për të ashtuquajturin kapacitet të rezervuar

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" angazhoi një konsulent ligjor për të mbrojtur interesat e kompanisë bullgare në marrëveshjen për ruajtjen dhe furnizimin e gazit natyror, të lidhur me kompaninë shtetërore turke "Botash". Sipas kontratës deri..

botuar më 24-10-18 10.13.PD
Shtegu i Grykës së Lumit Erma

Parashikimi i motit për 18 tetorin 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, në Bullgarinë Lindore - përkohësisht e fortë nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 3°, përgjatë Detit të Zi deri në 6°-8°, në..

botuar më 24-10-17 7.35.MD

Еdhe avokatët kërkuan pezullimin e procedurës së zgjedhjes së kryeprokurorit të ri dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë

Njëzet e pesë Shoqata të Avokatëve nga i gjithë vendi i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilit i ka skaduar mandati, të ndërpresë procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative. Ata gjithashtu..

botuar më 24-10-17 4.37.MD