Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur. Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare “Ekonomia Agrare në Mbështetje të Bujqësisë”.
Në një intervistë për BNR, ai theksoi se zhvillimi i bujqësisë bullgare nuk është i njëjtë në degët e ndryshme. Për shembull, ka pasur arritje në disa sektorë, si prodhimi i drithërave dhe farave vajore. Por në sektorët e prodhimit të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave, pjesa e tregut e prodhimit vendas nuk është në rritje, por në rënie dhe kjo i detyrohet faktit se subvencionet janë shkëputur nga prodhimi. Pas vitit 2007 dhe hyrjes në BE, subvencionet nuk kanë të bëjnë me prodhimin, por me sipërfaqet dhe subvencioni është i njëjtë për një njësi sipërfaqe për të gjithë prodhuesit. Sipas shkencëtarit, kjo çon në shtrembërim.
Eksperti bëri të ditur gjithashtu se jo më shumë se 50% e mishit të konsumuar në vend prodhohet në vend, ndërsa në anëtarët e vjetër të BE-së është mbi 90%.Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...