Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të strukturës së partisë, pasi këta persona ishin aktivistë, kandidatë dhe u zgjodhën në Kuvendin Popullor me listën e koalicionit bujqësor "Aleancë për të Drejta dhe Liri", duke zëvendësuar vullnetin e anëtarëve të DPS-së për unitet dhe integritet të partisë, unë si kryetar i DPS-së, në përgjigje të vullnetit të strukturave dhe aktivistëve të partisë dhe të afro 300 mijë votuesve tanë nga të gjithë vendi - bullgarë, turq, bullgarë myslimanë dhe romë, që na dhanë besimin e tyre dhe presin që partia jonë DPS të pastrohet nga autokratët, tradhtarët dhe personat e korruptuar, thërras një Konferencë të Jashtëzakonshme Kombëtare të DPS më 22 dhjetor 2024”.
Lexoni më shumë:
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..