Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

3
Foto: Facebook /Stoimen Petrov

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore.

Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen Petrov, njofton BTA. Tempulli në manastir është i pari në vend kushtuar Shën Aleksandër Nevskit dhe u ndërtua me sugjerimin dhe ndihmën financiare të Gjeneralit Mihaill Skobelev dhe familjes së tij. Në 1878, gjenerali dhe divizioni i 30-të i këmbësorisë i komanduar prej tij u vendosën pranë qytetit Jamboll. Në fillim të vitit 1879, ushtarët rusë dhe popullsia vendase filluan ndërtimin e një kishe, pranë vendit të manastirit mashkullor të shkatërruar nga turqit gjatë Kryengritjes së Prillit të vitit 1876.

Ndërtimi i tempullit përfundoi me punën vullnetare të banorëve të qytetit Jamboll dhe popullsisë së fshatrave përreth. Në shtator 1884 u shugurua solemnisht dhe deri në vitin 1934 i përkiste Kishës Ortodokse Ruse, pas së cilës i kaloi Patrikanës Bullgare.


Ungjilli, së bashku me një kryq ortodoks të gdhendur, iu dhuruan tempullit nga Gjenerali Skobelev, ndërsa nëna e tij dërgoi një llambadar xhami që ende ndriçon kishën. Të gjitha sendet e nevojshme për liturgjitë dhe pankartat e kishës janë ruse. Ikonat u pikturuan në Lavrën e Kievit-Peçora, dhe ikonostasi u gdhend nga murgjit rusë dhe u soll në Bullgari pjesë-pjesë.


Si një relikt veçanërisht  çmuar, tempulli ruan gjithashtu disa faqe me emrat e 449 vullnetarëve bullgarë – opëllçenas dhe 462 ushtarëve rusë të Divizionit të 30-të të Këmbësorisë, të cilët vdiqën në betejat për çlirimin e Trakisë gjatë Luftës Ruso-Turke. Emrat e tyre lexohen gjatë shërbesave përkujtimore në kishë dhe janë shkruar në pllakat e mermerta të kompleksit memorial të ndërtuar në vitin 1978 pranë kishës.


Në vitin 1879 u rindërtua edhe manastiri i burrave “Shën Spas” dhe dy igumenët e parë ishin murgj rusë. Ata organizuan një fermë të vogël blegtorale me të cilën siguronin jetesën. Në vitin 1910, murgjit hapën një vrimë në një shpellë pranë manastirit, nga ku rridhte ujë shërues dhe e quajtën "Burimi i gruas samaritane".


Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Stoimen Petrov, tourism-yambol.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD