Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

7
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.

“Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë shqiptarë dhe të huaj me traditat dhe artet tona të bukura. Më 3 nëntor patëm nderin që të takohemi me shkrimtaren e njohur bullgare Zdravka Evtimova,  e cila na prezantoi krijimtarinë e saj të mrekullueshme. Mikpritës i eventit ishte konsulli ynë i nderit z. Selim Hoxhaj në  vilën "Sofia” – vë në dukje misioni ynë diplomatik në faqen e tij në Facebook.

Ambasada shton se drejtuese e ngjarjes ishte përfaqësuesja e minoritetit bullgar në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyesja nga bullgarishtja dhe shqipja, Milena Selimi.

 

“Të ftuar ishin intelektualë shqiptarë, mes tyre shkrimtarët e njohur Ylljet Aliçka, Diana Çuli dhe gorani Namik Dokle, deputetë, përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare dhe miq.

Mësoni më shumë për pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri nga vizitat e ekipit të Radio Bullgarisë në Shqipëri:

Krijimtaria e Zdravka Evtimovës u prezantua në një atmosferë shumë të ngrohtë miqësore. Në fund të aktivitetit mysafirët shijuan zërat e mrekullueshëm të kuartetit “B-Folk”, performancën e nxënëseve të shkollës së mesme “Elez Koçi” nga fshati Ostreni i Madh dhe mrekullitë kulinare të shefit të kuzhinës Krasimir Veselinov, thonë nga Ambasada Bullgare.


Të nesërmen – 4 nëntor, kuarteti “B-Folk” mbajti një koncert, shkruhet në faqen e Facebook-ut të Ambasadës së Bullgarisë:

“I njohur për harmoninë e shkëlqyer dhe interpretimet e bukura, “B-Folk” na çoi nëpër peizazhet e Bullgarisë, duke endur motive nga historia e saj e pasur dhe rajonet e ndryshme. Muzika e tyre nuk ishte thjesht një shfaqje, por zhytje në shpirtin e Bullgarisë, duke evokuar imazhe të maleve, luginave dhe vendbanimeve tona të lashta. Çdo këngë që ata interpretuan mbartte traditën bullgare, duke na lidhur në një mënyrë që fjalët nuk mund ta arrinin kurrë, duke bashkuar kulturat tona të ndryshme përmes ritmeve të përbashkëta dhe melodive shpirtërore. Të ftuar të këtij koncerti të mrekullueshëm ishin politikanë shqiptarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik dhe miq të Ambasadës Bullgare”, thekson gjithashtu përfaqësia jonë diplomatike në Tiranë.


Ambasada shton se "asnjë festë e frymës bullgare nuk do të ishte e plotë pa provuar kuzhinën tonë tradicionale".  “Shefi i kuzhinës Krasimir Veselinov, kryekuzhinieri i respektuar i Ministrisë së Punëve të Jashtme Bullgare, kishte përgatitur një përzgjedhje të pjatave tradicionale bullgare që mishëronin ngrohtësinë, përzemërsinë dhe shumëllojshmërinë e madhe të trashëgimisë sonë të kuzhinës... Krasi kishte përzgjedhur dhe disa nga verërat më të mira të Bullgarisë, secila e dalluar nga thellësia dhe karakteri i saj. Ato i dhanë një tjetër dimension festës sonë, duke u kombinuar bukur me shijet e kuzhinës sonë dhe duke sjellë frymën e atdheut tonë”.


“Tiranë, na prit sërish së shpejti”, thuhet në fund të mesazhit të Ambasadës Bullgare.

Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Përpiloi në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva (në bazë të informacioneve të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri dhe BTA)



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD