Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev.
Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga ishulli Molokai në Oahu në Oqeanin Paqësor, i kapërcyer për 16 orë e 23 minuta. Distanca është 26 milje detare në vijë të drejtë, por bullgari notoi dukshëm më shumë kilometra për shkak të kushteve të vështira në oqean. Sipas të dhënave GPS të varkës shoqëruese, Canko Cankov udhëtoi një distancë prej 32.04 miljesh.
Pak para përfundimit të notit, një dallgë e fortë përmbysi disa herë notarin, i cili përplasi shkëmbinjtë dhe pësoi lëndime në krah dhe shpinë.
“Këtë sukses ia dedikoj Bullgarisë dhe familjes sime. Kalova shumë vështirësi, por arrita të përfundoj në breg në Oahu. Kushtet ishin të vështira, sidomos gjatë natës kur kishte stuhi të fortë dhe shi”, tha Canko Cankov.
Lexoni më shumë:
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..