Deputetët bënë një përpjekje të dytë të pasuksesshme për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të. Nga pesë kandidatët e nominuar, Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) kaluan përsëri në balotazh, por as kësaj radhe nuk morën vota të mjaftueshme.
Për Raja Nazarjan votuan vetëm deputetët nga GERB-SDS, dhe për Andrej Cekov - nga PP-DB, Aleanca për të Drejtat dhe Liritë dhe MEÇ.
Kryetari i përkohshme Sillvi Kirillov, i cili drejtoi parlamentin si deputeti më i moshuar i parlamentit, ndërpreu mbledhjen. Ai bëri të ditur se përpjekja e tretë do të bëhet të premten.
Puna e Asamblesë Kombëtare mund të fillojë vetëm kur të zgjidhet një kryetar.
Me 13 vota “pro” dhe 2 “kundër” – ato të Georgi Bahanov dhe Dimitër Dimitrov nga kuota GERB, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi rillogaritjen e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2024, të kërkuar nga Gjykata..
Gjatë vizitës së saj në Londër, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me nënkryetaren e bashkisë Joanne McCartney. Portofoli i McCartney përfshin politika për fëmijët dhe familjet. Në fokus të bisedës ishin vështirësitë me të cilat përballet..
Ndërmarrja e përbashkët evropiane e teknologjive llogaritëse me prodhimtari të lartë EuroHPC zgjodhi gjashtë fabrika të reja evropiane të inteligjencës artificiale për të forcuar lidershipin e Evropës në inovacion dhe inteligjencës artificiale...
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..