Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20. Aktualisht, grupi “Kanella” përbëhet nga: Cvetan Angellov - vokal dhe kitara, Niki Daradidov - bas dhe vokal, dhe 19-vjeçari Svetosllav Petrov në bateri.
Për mesazhin e emrit të shijshëm të grupit, Cvetan Angellov thotë:
"Emri na kujton një erëz të ëmbël nga rafti i gjyshes që bënte qumësht me oriz - është aroma e fëmijërisë, kur ëndërronim të pushtonim botën. Pas një kohe të gjatë, ne kemi përsëri të njëjtën energji - në fakt kanella është ajo gjë që e kemi marrë që nga fëmijëria për të ecur përpara."
Mund të konsiderohet edhe si një rikthim tek vlerat primare në muzikë, sepse këngët e “Kanellës” janë shumë melodike. Cvetan thotë se ata janë rritur me hard rock-un "e vjetër", muzikën klasike dhe xhaz, por ata nuk e kufizojnë veten stilistikisht, sepse bota po ecën përpara, ndaj dëgjojnë edhe grupe dhe artistë të rinj bashkëkohorë, të cilët formojnë ambientin muzikor modern, për të cilin ai mendon se është i mrekullueshëm.
“Shpesh dëgjoj bashkëmoshatarët e mi të thonë – “Nuk bëjnë më këngë si dikur!” Jo, bëjnë, por ne jemi mbyllur, jemi mbyllur dhe nuk i dëgjojmë. Ne nuk u japim atyre mundësinë të vijnë tek ne, sepse ne jetojmë në atë kohë kanelle të së kaluarës dhe unë dua ta transferoj këtë gjë tani, në kohën e sotme, për të dhënë karburant dhe të tingëllojë më aktuale”, shpjegon Cvetan Angellov.
Pikërisht këtë duan të arrijnë me këngën e tyre më të re "Bukuria", në të cilën për herë të dytë pas këngës "Unaza" punojnë me poezi të Veselin Hançevit (1919-1966).
“Do të jemi jashtëzakonisht të lumtur nëse arrijmë t'u japim një lexim të ri ose një rilindje këtyre vargjeve, që janë të mrekullueshme, që të dëgjohen nga më shumë njerëz. E di që ato nuk janë të panjohura - e di që njihen sepse janë vërtet të bukura, të dashura, sentimentale. Por megjithatë, një lexim i ri do t'i jepte më shumë liri kuptimit të tyre. Për mua kjo është e rëndësishme, dhe për grupin, sigurisht. Pra, ky është gjithashtu një nga synimet tona”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..
Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..