Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar.
Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë Austro-Hungareze), kaloi nëpër shkollën e artit në Krakov dhe një akademi private arti në Paris, ku u bë student i Auguste Rodin. Në vitin 1921 Mihajllo Parashçuk mbërriti në Bullgari si përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Në vendin tonë skulptori ka modeluar imazhet e Pejo Javorovit, Stefan Karaxhasë, ka bërë basorelieve të Hristo Botevit dhe Aleko Konstantinovit. Ai ka bërë motivet dekorative me luanët, orën zodiakale, kolonat dhe kapitelet e Bankës Kombëtare, kornizat e zbukuruara të dyerve të hyrjes së Pallatit Gjyqësor, kartushet dekorative mbi hyrjen e Universitetit të Sofjes, si dhe paraqitjen arkitekturore të shumë ndërtesave të njohura.
Mund të lexoni më shumë për jetën dhe kontributin e Mihajllo Parashçuk në vendin tonë në botimin nga arkivi i Radio Bullgarisë: Ukrainasi Mihajllo Parashçuk punon zbukurimin e disa prej godinave më të bukura bullgare.
Foto: Diana Cankova, Ambasada e Ukrainës në Bullgari
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..