Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Foto: Ani Petrova

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve.

Së bashku me meloditë e preferuara, në koncert do të tingëllojnë edhe dy këngë të njohura për fëmijë të më shumë se një shekulli më parë. Përfshirja e tyre në repertorin e Grupit Vokal “Radiodeca” ka një histori mjaft interesante që lidhet me motrën e poetit Geo Milev Penka Kasabova, e cila në vitet 30-të të shekullit të kaluar ishte drejtoreshë e Kopshtit Amerikan në Sofje.  Gjatë një vizite të saj në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) në vitin 1990 Penka Kasabova i këndoi këto këngë nga kujtimet e saj para redaktorëve të Redaksisë së Fëmijëve. Dorotea Petrova, atëherë kryeredaktore në Edicionin për Fëmijët, i regjistroi ato dhe iu drejtua Stefan Ribarov, i cili bëri aranzhimet e tyre të para.

Këtë vit, me ftesë të kryeredaktores aktuale Desisllava Kostantinova, kontrabasisti Dimitër Sirakov, i cili prej shumë vitesh punon me formacionin e fëmijëve, bëri aranzhime të reja bashkëkohore. Ato u incizuan nga Grupi Vokal “Radiodeca” në fillim të vitit 2024. Pikërisht në aranzhimet e tyre të reja do t'i dëgjojë publiku në koncertin e së shtunës.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Redaktore: Diljana Traçev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD