Mbështetja e bullgarëve për Eurozonën u rrit me 9 pikë në 46 për qind, sipas anketës së vjeshtës të “Eurobarometri”, të kryer nga 11 tetori deri më 1 nëntor. Por vendi mbetet i ndarë për këtë temë, sepse 46 për qind janë kundër vënies në qarkullim të monedhës së përbashkët. Për krahasim, në BE, mbështetja për euron është 74 për qind.
Për 2/3 e bullgarëve, lëvizja e lirë është rezultati kryesor pozitiv i anëtarësimit në BE. Imazhi pozitiv i BE-së në Bullgari është 52% krahasuar me 44 për qind në komunitet. Përafërsisht gjysma e bullgarëve e perceptojnë pushtimin rus të Ukrainës si një kërcënim për vendin dhe BE-në. Por në Bullgari, mbështetja për financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën është ndër më të ulëtat në BE - 26 për qind. Në të njëjtën kohë, 54 për qind e bullgarëve besojnë se BE duhet të forcojë kapacitetin e tij mbrojtës krahasuar me 69 për qind në BE.
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..
Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..