Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024
Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për kërkimin e zgjidhjeve dhe kompromise për çështjet e hapura. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta pranoi se disa vende që prej vitesh zhvillojnë bisedimet e anëtarësimit po bëhen të padurueshëm, dhe theksoi se Mali i Zi dhe Shqipëria arritën "përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar". "BE është tashmë partneri dhe investitori më i madh ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ai është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm në të ardhmen", shtoi Koshta. BE-ja ofron ndihmë financiare në vlerë prej 6 miliardë eurosh në formën e kredive dhe granteve për rajonin në periudhën 2024-2027, të lidhura me zbatimin e reformave, kujton BTA.
Sundimtarët e ardhshëm në Rumani nuk ranë dakord për kufizimet buxhetore
Partia Socialdemokrate, Partia Kombëtare Liberale, Bashkimi Demokratik i Hungarezëve në Rumani dhe Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë nuk ranë dakord për një program qeverisës të një qeverie të ardhshme pro-evropiane. Marçell Çollaku, kreu i Partisë Socialdemokrate, e cila fitoi më shumë vende në parlament në zgjedhjet e 1 dhjetorit dhe kryeministër aktual, njoftoi se do të tërhiqet nga bisedimet. Sipas REUTERS, mosmarrëveshja kryesore ka të bëjë me deficitin buxhetor, i cili është më i larti në BE – në nëntor 5.4% në bazë vjetore. Ndërkohë, Agjencia e Vlerësimit Fitch ndryshoi perspektivën e vlerësimit të kreditit të Rumanisë në "BBB-" nga e qëndrueshme në negative, njoftoi Digi24 TV. Në arsyet e tij, Fitch thekson faktorë të tillë si "rreziku politik dhe pasiguria", "minimi i besimit politik", "devijimet fiskale dhe shpenzimet e paqëndrueshme".
Tirana shpalli një tender për linjën hekurudhore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi
Tirana shpalli një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Në një fjalim në ceremoninë e hapjes së konkursit, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se me linjën, Shqipëria do të jetë pjesë e korridoreve pan-evropiane, njofton agjencia ATSH. “Një gur tjetër themeli vendoset në hekurudhën shqiptare pas progresit që tashmë kemi prej muajsh në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës”, tha ajo. Linja Vorë – Hani i Hotit është e gjatë 120 km, do të kalohet për 2 orë dhe do të ketë 12 stacione. Përgjatë linjës do të ketë 12 ura dhe një tunel në zonën e Lezhës. Parashikohet një fluks vjetor të 2.3 milionë pasagjerëve dhe 900 mijë ton ngarkesa mallrash në vit.
Bosnja dhe Hercegovina pa Republikën Srëpska kufizoi pirjen e duhanit në institucione
Në Federatën Myslimano-Kroate nga përbërja e Bosnjë-Hercegovinës, hyri në fuqi një ligj që ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike, njoftoi N1 TV. Restorantet dhe lokalet atje nuk do të vendosin më taketuke në tavolina. Lejohet përdorimi i cigareve elektronike. Në lokale planifikohet veçimi i një zone për duhanpirësit dhe në të nuk mund të shërbehet ushqim. Në Bosnje, produktet e duhanit përdoren nga pothuajse 1 milion njerëz nga gjithsej 3.5 milionë popullsia. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 35.5 për qind e popullsisë së Bosnjës janë duhanpirës, gjë që e vendos vendin në vendin e dytë në Evropë për pirjen e duhanit. Në vend të parë është Serbia me 37.6 për qind. Biznesi i restoranteve është i pakënaqur që do të duhet të investojë në pajisje të pastrimit të ajrit në zonat e pirjes së duhanit
Transporti publik në Beograd bëhet falas
Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit serb, Aleksandër Shapiç, njoftoi se nga 1 janari 2025 transporti publik në Beograd do të jetë falas, njoftoi televizivi kombëtar serb RTS. Shapiç vuri në dukje se me masën e re sociale, kryeqyteti serb do të bëhet i vetmi qytet në Evropë që ka transport publik falas për 2 milionë veta. Ai shtoi se ka qytete më të vogla me transport falas, por jo aq të mëdha sa Beogradi. Kryebashkiaku gjithashtu vuri në dukje se në tri vitet e ardhshme, flota e automjeteve të transportit publik në qytet do të rinovohet plotësisht. “Deri në fund të vitit 2025 nuk do të ketë automjete më të vjetra se dy vjet, përveç atyre që i kemi blerë në vitin 2022”, theksoi Shapiç, gjë që, tha ai, deri më tani nuk është bërë në asnjë qytet të Evropës.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: europa.eu, romania-insider.com, Facebook Belinda/ Balluku,avaz.ba, sapic.rs
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..