Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Shpërndarja e dhuratave u bë në praninë e ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, z. Ivajllo Kirov, dhe shefit të seksionit të diplomacisë publike pranë ambasadës, z. Asen Paçev.
Iniciativa këtë vit u mbështet nga bashkitë e Kukësit dhe Bulqizës, të cilat vlerësuan pozitivisht politikën e shtetit bullgar për trajtimin në mënyrë të barabartë të të gjithë fëmijëve – të gjithë nxënësit nga vendbanimet përkatëse morën dhurata, pavarësisht nëse prindërit e tyre konsiderojnë veten përfaqësues të minoritetit bullgar apo jo.
Dorëzimi i dhuratave në fshatin e Ostrenit të Madh (Golloborda) u zhvillua në praninë e Kryetares së Bashkisë së Bulqizës znj. Festime Mjesthri. Të dyja palët – ambasada dhe bashkia, për herë të radhës shprehën gatishmëri dhe angazhim të fortë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për realizimin e projekteve të reja të përbashkëta.
Ceremonia e shpërndarjes së dhuratave në rajonin e Gorës u zhvillua në oborrin e shkollës në fshatin Borje, i cili u inaugurua zyrtarisht pas rinovimit të tij me mjete të ofruara nga qeveria bullgare. I pranishëm ishte nënkryetari i Bashkisë së Kukësit, z. Agron Nuredinaj.
Në kuadër të projektit "Festat e fundvitit në mënyrë bullgare" ishin siguruar dhurata për 1400 fëmijë. Të gjithë nxënësit morën dhe ëmbëlsira të prodhuara nga kompania bullgare "Ditë dhe Natë". Produktet e kësaj kompanie çdo vit plotësojnë pakot e dhuratave dhe i kënaqin fëmijët.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..