Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami.
Zakoni shoqërohet me një sërë ritualesh që lidhen me besimet për pjellorinë, shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në disa rajone të Bullgarisë, këto tradita të lashta ndiqen edhe sot e kësaj dite. Në thelb të Ditë së Gjyshes qëndron nderimi i gruas dhe roli i saj në krijimin e një jete të re. Dhe gjyshet, në cilësinë e tyre si roje të dijes së lashtë, luajnë një rol qendror në ritualet në fjalë. Ato i lajnë të porsalindurit, i lyejnë me mjaltë dhe vaj për shëndetin dhe kujdesen për gratë në lindje duke spërkatur barishte për një mirëseardhje të butë në jetën e re.
Një nga momentet më argëtuese të festës është mundësia që femrat të bëjnë shaka me meshkujt. Në këtë ditë, rolet shoqërore janë të kundërta dhe gratë mund t’i lejojnë vetes çdo gjë, nga ngacmimet e deri te djallëzitë. Meshkujt nga ana e tyre mundohen të “shpëtojnë” veten duke i dhënë para gjyshes.
Kulmi është larja rituale e gjyshes. Ajo çohet në krahë në një lumë ose një shatërvan, ku e ujitin. Ky akt është një simbol i përfundimit të ciklit me larjen rituale dhe një falënderim për gjyshen për rolin e saj në pritjen e jetës së re.
Dita e Gjyshes është më shumë se një zakon - është një shprehje respekti për gruan që jep jetë dhe ruan traditat. Festa ndërthur besimet e lashta bullgare, ritualet magjike dhe argëtimin popullor, duke e kthyer atë në një trashëgimi kulturore unike. Në disa pjesë të Bullgarisë, ky zakon i lashtë vazhdon, duke na kujtuar rëndësinë e traditave dhe lidhjen tonë me të kaluarën.
Më shumë për Ditën e Gjyshes mund të lexoni në materialin e Allbena Bezovska “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Për këtë traditë popullore më shumë do të gjeni në postimet:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES, Facebook/ Rrënjët bullgareMë 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..
Shën Antoni ose Babi Antoni ishte një murg asket egjiptian, i konsideruar si themeluesi i murgjërisë. Ai ishte i Pari i të ashtuquajturve oshënar vetmitar, mentor shpirtëror i qindra vetmitarëve. Ai lindi rreth vitit 251 në Egjiptin e Mesëm në një..
Me rastin e 124 vjetorit të vënies në lëvizje të tramvajit të parë në Sofje më 14 janar 1901, Transporti Elektrik Metropolitan dhe Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Vizitoni Sofjen) organizojnë një udhëtim falas në një tramvaj retro. Gjatë turneut,..