Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me transportin detar.
Iniciatori i formimit të institucionit arsimor në 1881 ishte nënkomandanti Aleksandër Konkeviç, i cili drejtonte Flotiljen dhe Njësinë Detare të Principatës së Bullgarisë. Qarkorja 7 e 16 janarit e Ministrisë së Luftës së Principatës së Bullgarisë njoftoi se nga 9 janari 1881 në Ruse u krijua një shkollë detare.
Pas vitit 1900 institucioni arsimor u zhvendos në Varna dhe u quajt Shkolla e Inxhinierisë Detare. 49 vjet më vonë, ai pranoi si patron poetin Nikolla Vapcarov, i cili ishte i diplomuar nga klasa e 1926-ës dhe u emërua Shkolla Detare Kombëtare “Nikola J. Vapcarov". Që nga viti 1991 quhet Shkolla e Lartë Detare “Nikola J. Vapcarov”, kujton BTA.
Shkolla e Lartë Detare ka 17 salla leksionesh dhe 51 klasa, 35 laboratorë dhe 36 zyra. Për të ofruar trajnimin e nevojshëm praktik për studentët dhe kadetët, përdoren 11 simulatorë. Në procesin edukativo-arsimor është përfshirë edhe Planetariumi, i cili mund të vizitohet edhe nga qytetarët.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: BTA, armymedia.bg, Bashkia e Varnës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve..