Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Romët festojnë Vasilica - Vitin e Ri sipas stilit të vjetër

Foto: BGNES - arkiv

Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë 14 janar. Festa Vasilica lidhet me disa legjenda rome për Shën Vasilin, një mbrojtës i romëve, i cili rivendos një urë mbi të cilën ata kalojnë pasi u shkatërrua nga Djalli dhe shpëton romët e mbytur. Detyrimisht në tryezë vendoset mishi i shpendëve - patë, gjel ose pulë. Darka e 13 janarit luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe është e mbushur me simbolikë të pasur.Është e detyrueshme që nga momenti i fillimit të darkës deri në mesnatë, dyert e shtëpisë të mbyllen fort - askush nga familja nuk del jashtë dhe asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë në shtëpi.Familjarët e falin njëri-tjetrin duke i puthur duart njëri-tjetrit. Pas faljes, ​​më të moshuarit (gjyshërit) e thyejnë bukën e ritit më dysh, “për të parë se kush do të ketë fat më të madh këtë vit dhe do të kujdeset për ushqimin e shtëpisë”. Më pas, secili fëmijë thyen një copë nga buka, dhe kafshata e parë nuk e hahet, por mbështillet dhe vendoset nën jastëk. Besohet se ajo që njeriu ëndërron atë natë tregon se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm.

Mësoni më tepër nga arkivi ynë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..

botuar më 24-12-09 10.21.PD

80 vjet nga lindja e këngëtares së njohur bullgare Bojka Prisadova

Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..

botuar më 24-12-05 6.05.PD
Shën Varvara

Nderojmë Shën Varvarën, festa njihet edhe si Krishtlindjet e Grave

Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..

botuar më 24-12-04 6.15.PD