Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoferët e taksive bllokuan Terminalin 2 në Aeroportin e Sofjes

Foto: BTA

Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në parkingun e aeroportit mund të qëndroni falas për 10 minuta dhe hyrja pas kësaj, nëse është brenda një ore, duhet paguar. Taksistët kërkojnë shfuqizimin e menjëhershëm të këtyre rregullave, sepse ato do të dëmtojnë klientët e tyre, do të çojnë në humbje për biznesin dhe janë diskriminuese.

Sindikata e taksistëve thotë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, nga dita e hënë protesta e tyre do të zgjasë 24 orë. Në rast të një proteste të tillë, këshillohet që qytetarët dhe mysafirët e Sofjes të përdorin metronë për në dhe nga aeroporti, dhe pasagjerëve që nisen u rekomandohet të jenë në aeroport tre në vend të dy orësh para fluturimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD
Alekdandër Kallçev

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..

rinovuar më 25-01-28 6.23.MD

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD