Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se “spiranca e rrjedhur” e anijes nuk është pasojë e veprimeve dashakeqe, por e dallgëve të larta gati 3 metra që përmbytën bordin.
Anija bullgare "Vezhen", e cila mbante flamurin maltez, u ndalua në brigjet e Suedisë nën dyshimin për sabotim në Detin Baltik. Ekuipazhi akuzohet për prerjen e qëllimshme të një kablloje me fibra optike nënujore me spirancën e tyre midis Letonisë dhe ishullit suedez të Gotland.
Në një takim në Berlin me kryeministren daneze Mette Frederiksen, kancelari gjerman Olaf Scholz e klasifikoi anijen bullgare si pjesë e flotës ruse në hije. Kapiteni Kallçev nga Kompania Shtetërore e Transportit Detar Bullgar e hodhi poshtë kategorikisht këtë pohim.
Duke folur për Radion Kombëtare Bullgare, zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Inovacionin dhe Kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmet Kibernetike Xhejms Apaturai tha se NATO-ja po monitoron nga afër rastin në Detin Baltik. Apathurai refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje nëse kjo është hera e parë që një anije nga një aleat i NATO-s është përfshirë në një incident të tillë, por vuri në dukje se dëmtime serioze në infrastrukturën kritike ndodhin të paktën një herë në muaj.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se shtetasit bullgarë që janë pjesë e ekuipazhit të anijes “Vezhen” janë tetë persona. Në këtë fazë ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë, ata nuk janë të ndaluar dhe mund të largohen nga anija, por kanë vendosur të qëndrojnë. Ata kanë mundësi të lidhen me familjet e tyre.
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm mban kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe institucione të tjera kompetente suedeze.
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..
Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..
Muajt e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..