Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023


Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54 000 njerëz vdiqën, mbi 107 000 u plagosën. Më 6 shkurt të këtij viti shumë qytetarë u mblodhën për vigjilje pikërisht në orën 04:17, koha lokale, (koha e tërmetit të parë shkatërrues) në rrethet e prekura për të nderuar kujtimin e të vdekurve, raportoi BTA. Në shumë vende u organizuan marshime të heshtura. Njerëzit ecnin nëpër hapësirat boshe ku ishin shtëpitë e tyre dikur. Të pranishmit mbanin foto të të vdekurve dhe postera me mbishkrimin "Nuk kemi harruar", raportoi gazeta “Hürriyet”.

“Bullgaria solidarizohet me popullin turk dhe përpjekjet e tij për rimëkëmbje dhe rindërtim, duke ofruar ndihmë në shumën prej mbi 2.2 milionë euro”, shkroi Ambasada Bullgare në Ankara në Facebook.


Shumë nga ata që humbën shtëpitë e tyre ende jetojnë në furgona dhe kontejnerë. Turqia ka vendosur një objektiv që deri në fund të vitit 2025 këta njerëz të akomodohen në shtëpi të reja, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Maria Petrova.
"Ajo që kanë bërë autoritetet turke është shumë. Janë investuar miliarda lira turke. Organizatat ndërkombëtare po ndajnë gjithashtu fonde për rindërtim. Problemi më i madh është përmasat e fatkeqësisë. Do të duhen dhjetëra vjet për të rivendosur këtë zonë", tha për BNR Nora Çollakova, korrespondente e BTA në Turqi.

Tre muaj protesta në Serbi


Për më shumë se 3 muaj në Serbi po mbahen protesta të udhëhequra nga studentët pas shembjes së mbulesës së betonit në stacionin e trenit në Novi Sad, që mori jetën e 15 personave. Protestuesit ruhen nga policia dhe duartrokiten nga shumë qytetarë. Pakënaqësia popullore çoi në dorëheqjen e kryeministrit serb Millosh Vuçeviq dhe kryetarit të komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriq. Megjithatë, tensioni nuk u qetësua.
Serbia ose do të ketë një qeveri të re deri më 19-20 mars, ose do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq për televizionin shtetëror RTS, raporton BGNES. Sipas tij, deri më 17 ose 18 shkurt, parlamenti duhet të votojë dorëheqjet e qeverisë dhe kryeministrit Millosh Vuçeviq, që do të thotë se nga atëherë do të fillojë periudha 30-ditore për formimin e qeverisë së re, ose do të shpallen zgjedhje në fillim të majit. Këto janë dy opsionet e vetme të mundshme të parashikuara në Kushtetutë. “Është mirë të përpiqemi të formojmë një qeveri të mirë sepse kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe gjithashtu për shkak të ekspozitës botërore EXPO 2027 në Beograd”, shtoi Vuçiq.

Vala e bojkotimeve të rrjeteve të shitjes me pakicë në Ballkan



Thirrja për bojkot të zinxhirëve të shitjes me pakicë në një ditë të caktuar për shkak të çmimeve të larta, e iniciuar nga Kroacia, është përhapur edhe në vendet e tjera të Ballkanit - Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është e ftuar t'i bashkohet atyre më 13 shkurt. Në Rumani, kandidati i pavarur presidencial i ekstremit të djathtë Călin Georgescu bëri thirrje për një bojkot të zinxhirëve më 10 shkurt dhe për të blerë vetëm mallra rumune. Në Greqi, 19 shkurti është shpallur një ditë pa blerje në rrjetet e shitjes me pakicë. Protesta organizohet nga Federata e Konsumatorëve INKA, e cila ka organizuar edhe më parë bojkote të ngjashme.

Në Greqi është në fuqi një ligj që ndalon fitimet më të larta për mallrat thelbësore në krahasim me vitin 2021. Por, pavarësisht inspektimeve dhe gjobave të vendosura, tregtarët vazhdojnë të rrisin çmimet, janë të bindur grekët. Sipas Institutit të Kërkimeve me Pakicë, çmimet në janar 2025 janë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Pavarësisht kësaj, njerëzit besojnë se gjithçka është shumë e shtrenjtë madje për klasën e mesme, raportoi korrespondentja e BNR Katja Peeva nga Greqia.

U zbuluan artefakte ari tre mijëvjeçare që kanë zbukuruar korridorin e një shkolle rumune 


Enë ari pothuajse 3000-vjeçare ishin ekspozuar për vite në një koleksion muzeor në një shkollë rumune, sepse vlera e tyre e vërtetë historike dhe materiale ishte e panjohur, raportoi Agerpres. Historia nga vitet 1960 kujtohet nga Dr. Vasile Diaconu nga Kompleksi i Muzeut Kombëtar në Neamț, në Rumaninë Verilindore, në kontekstin e vjedhjes skandaloze të gjetjeve arkeologjike rumune të çmuara nga Muzeu Drents në Assen, Holandë, në fund të janarit.
Artefaktet u zbuluan në vitet 1965-1966 gjatë punimeve bujqësore pranë fshatit Radeni, qarku Neamț, dhe më pas të ekspozuara në një vitrinë pa xham në korridorin e një shkolle lokale. Që në vitin 1977 arkeologu Virgil Mihailescu-Barliba vizitoi shkollën dhe vuri re gjetjet e çmuara, raportoi BTA. Ato datojnë nga shekujt XII – XI, para Krishtit. Hr. Diakonu vëren se të vetmet analoge të enëve Radeni janë gjetur në Vëllçitrën, Bullgari dhe në Krizhovlin, Ukrainë. Sot ato ndodhen në Muzeun Neamț dhe në koleksionet e Muzeut Historik Kombëtar të Rumanisë dhe Bankës Kombëtare. Disa nga artefaktet nga Radeni janë paraqitur në ekspozitën në muzeun holandez Drents.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Foto: aa.com.tr, apnews.com, EPA-EFE, Facebook/ Vasile Diaconu

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD