Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i bujqësisë Georgi Tahov në hapjen zyrtare të Megaforumit të 10-të për agrobiznes, verë, ushqim dhe pajisje në Plovdiv. Investimet në sektorin e bujqësisë arrijnë në mbi 2.2 miliardë leva /mbi 1.1 miliardë euro/ në vit, që është rreth 7-8% e investimeve në ekonominë e vendit.
Ministri premtoi se përmes nismave legjislative dhe ndërhyrjeve strategjike do të krijohet një mjedis i favorshëm për zhvillimin e sektorit, i cili do të mbështesë konkurrencën e bujqësisë bullgare.
Ekspozita prezanton 620 kompani nga 25 vende dhe vizitorët kanë mundësinë të mësojnë për risitë në mbarështimin e bimëve, blegtori, industrinë e verërave dhe industrinë ushqimore.Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..