Gjatë vitit 2024 festojmë 88 vjet nga fillimi i transmetimit të programeve për jashtë shtetit të Radios Kombëtare Bullgare. Çdo gjë filloi më 16 shkurt 1936. Pasi radioja kombëtare startoi zyrtarisht programin e vet, në eter u shfaq edhe Radio Bullgaria. Kjo ndodhi ditën e diel, kur tërë programi i mëngjesit i Radio Sofjes u transmetua në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut.
Sot, 88 vjet më vonë, Radio Bullgaria po vazhdon t’i flasë botës për vendin tonë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe bullgarisht.
Në rubrikën tonë të posaçme do të gjeni hollësi interesante nga historia e Radio Bullgarisë, do të dëgjoni shumë nga zërat e saj të artë, si dhe kujtimet e kolegëve ttë cilët i janë përkushtuar kauzës së "Radio Bullgarisë".
Më 25 janar 1935 Mbreti Boris III nënshkroi një dekret me të cilin transmetimet e radios u bënë pronë e shtetit dhe disa muaj më vonë lindi ideja që Radio Sofja të përgatiste programe në gjuhë të ndryshme. Kështu, më 16 shkurt 1936, u transmetuan radio..
Internet sajti i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ është mbajtësi i Çmimit të Madh “Sirak Skitnik 2020”. Çmimet e sivjetshme vjetore të BNR-së, të cilat caktohen nga Këshilli Publik i Medias, u dorëzuan në një ceremoni online në vigjilje të Ditës Botërore..
Në vigjilje të Ditës Botërore të Radios dhe Televizionit Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ shpall çmimet e saj vjetore Sirak Skitnik, sipas emrit të drejtorit të parë të institucionit. Sivjet programi shumëgjuhësh i medias kombëtare – Radio Bullgaria,..