Internet sajti i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ është mbajtësi i Çmimit të Madh “Sirak Skitnik 2020”. Çmimet e sivjetshme vjetore të BNR-së, të cilat caktohen nga Këshilli Publik i Medias, u dorëzuan në një ceremoni online në vigjilje të Ditës Botërore të Radios.
"2020-ta ishte një vit i pazakontë dhe befasues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Andon Baltakov në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Vanja Vëllkova, kryetare e Drejtorisë së Projekteve Digjitale, pranoi çmimin, duke theksuar se testi Covid ka treguar se në kohë krize, njerëzit u drejtohen mediave publike për informacion.
Gjatë vitit të kaluar faqja e BNR-së në internet ka arritur 60% rritje të auditorit të saj.
Asja Pençeva, korrespondente e BNR-së në Ruse, fitoi Çmimin e Radio Gazetarisë 2020.
Çmimi për radio-projekt u mor nga autorët e projektit "Histori përrallore me BNR - Burgas".
Çmimi Zëri i Artë i Fondacionit Nadezhda Xheneva iu dha programit “Horizont” të BNR-së.
Në vitin e përvjetorit të vet të 85 Radio Bullgaria mori pjesë në konkurs me tri nominime: Radio Bullgaria - për Çmimin e Madh "Sirak Skitnik", kolegu ynë i ri Ioan Kolev - për radio-gazetari, stafi i Redaksisë së Gjuhës Turke - në kategorinë “radio-projekt" për vitin 2020.
Foto: Ani Petrova"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..