Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontrolli civil mbi magjistratët nuk është mjaft efektiv

Studimi i sistemit për pranimin e sinjaleve dhe të ankesave nga qytetarët kundra shkeljeve nga magjistratët në kontekstin e praktikave më të mira evropiane tregon se, bullgarët nuk kanë një informacion të mjaftueshëm për organin dhe rendin, mbi të cilin duhet të jepen sinjalet. Po kështu nuk është e mjaftueshme mbrojtja efektive e personave, të cilët japin vullnetarisht sinjale për korrupsion. Studimi përfshin analizë dhe të praktikave më të mira nga sistemet gjyqësore në 7 vende nga Bashkimi Evropian - Britania e Madhe, Suedia, Holanda, Gjermania, Spanja, Belgjika dhe Franca dhe bën rekomandime për përmirësimin e sistemit tek ne.

Projekti është i financuar nga programi “Projekte të vogla të Ambasadës së Mbretërisë Niderland (MATRA/KAR). “Si qytetarë të Bashkimit Evropian bullgarët kanë të drejtë të një sistemi gjyqësor funksionues mirë-zëmrën e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Krenohemi se, tanimë mbi 10 vjet mund tu ndihmojmë në këtë sferë”, deklaroi ambasadori i Holandës tek ne Shkëlqesia e Tij Karell van Kesteren. Sipas fjalëve të tij, ky projekt është një shembull i mirë për bashkëpunim midis sistemit gjyqësor dhe shoqërisë civile. Ai tregon traditat më të mira evropiane dhe jep drejtime se si mund të përmirësohet sistemi për dhënien e ankesave kundra shkeljeve të magjistratëve në Bullgari, duke u nisur nga fakti se, interesi i qytetarëve duhet të vihet gjithmonë në vend të parë.

“Në pamje të parë mbi thelbin e vet, rekomandimet mund të duken pak teknike-organizative-ligjvënëse. Por, si një holandez pragmatik, mund vetëm ta përkrahin projektin - tha van Kesteren. Në fakt masat, të cilat janë të shtrira në themelin e rekomandimeve, supozojnë një sistem gjyqësor funksionues mirë, i cili të jetë llogaritës përpara shoqërisë. Në një shoqëri demokratike sistemi gjyqësor duhet të mirëmbajë rregullat të cilat duhet ti aplikojmë pa asnjëfarë shqetësimi dhe qëllime personale. Dhe është me interes të përbashkët të jetojmë së bashku në bazë të një rregulli, në të cilin asnjë nuk qëndron pas ligjit. Njerëzit duhet të jenë të sigurt se në sallën e gjyqit mund të mbështeten tek aplikimi i drejt i ligjit. Reformimi i sistemit gjyqësor tek ju është më tepër në interes të Bullgarisë dhe të shoqërisë bullgare, si dhe të magjistratëve të citët zbatojnë ligjet.”

Vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2009 numri i ankesave të ardhura, të lutjeve dhe sinjaleve nga qytetarët kundra magjistratëve tek ne në komisionin antikorrupsion të Këshillit të Lartë Gjyqësor është mbi 1000, derisa për të gjithë vitin 2008 kanë qenë 1934. Në Inspektoratin e Këshillit të Lartë Gjyqësor deri në fund të muajit shtator 2009 janë marrë afro 1500 sinjale, kurse gjatë vitit 2008 ato janë 1644, tregon analiza për Bullgarinë.

Për Radio Bullgarinë autorja e saj Sillvia Ilieva, vuri në dukje rekomandimet më të rëndësishme: “Të përgatitet një udhëheqje metodike për punë me llojet e ndryshme të sinjaleve, si dhe ti kushtohet një vëmendje të posaçme sinjaleve anonime. Sinjalet me telefon janë po kështu shumë të rëndësishme dhe mund të krijohet një linjë e posaçme për ta. po kështu të ketë dhe mbrojtje të sinjaleve mbi formimin dhe lëvizjen e gjyqeve. Për bashkë unitetin e mirë midis organeve të ndryshme dhe komisioneve, të cilët shikojnë sinjale dhe ankesa për shkelje nga magjistratët, shumë i rëndësishëm është regjistri elektronik. Në këtë mënyrë çdo një nëpunës, kompetent të shikojë sinjalin, mund në çdo një moment të hyjë në sistem dhe të shikojë deri në çfarë zhvillimi ka arritur ankesa përkatëse, nga kush organ është shikuar ankesa, cila është procedura dhe rezultati i saktësimit. Sa i përket idesë të krijohet ligji për mbrojtjen e atyre të cilët japin sinjal, ai duhet të zhvillojë kufirin normativ, të saktësuar në Kodeksin administrativ-procesual - një kufi të përgjithshëm, që përfshin mbrojtjen e personave të cilët vullnetarisht dhe me vetëdija japin sinjale. Por dhe magjistratët kanë nevojë për mbrojtje.”

Çfarë mund të marrë Bullgaria nga praktikat më të mira evropiane?

“Mbase një nga mënyrat është të centralizohet procedura për dhënien e ankesave dhe të sinjaleve ndaj një organi. Dhe jo siç është tek ne aktualisht ndaj disa organeve - Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektorati pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, inspektoratet pranë prokurorive dhe gjykatave - vuri në dukje për Radio Bullgarinë autori i analizës krahasuese të praktikave më të mira evropiane Sillvija Haxhijska. Më tepër të jepen ndaj avokati i popullit siç është në Suedi. Ose të jepen vetëm në një vend tjetër si Inspektorati pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shembull. Ky është një nga propozimet. Tjetri është të ketë një informim më të madhe të qytetarëve për mundësinë të jepen sinjale dhe ankesa kundër magjistratëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po, ka një shkollë të tillë rurale në Bullgari! Shkolla e ndryshme në Carev Brod

“Nuk duam të jetë gri, duam të jetë e bukur” – ky është mesazhi i shkollës së mesme “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në fshatin Carev Brod. “Shkollë e ndryshme” është motoja tjetër e shkollës, në të cilën mësojnë 118 nxënës deri në klasën e 7-të nga..

botuar më 24-05-24 7.20.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Breshkave

Më 23 maj, shënohet Dita Botërore te Breshkave, grupi më i rrezikuar i vertebrorëve në tokë. Vetëm dy nga gjithsej 58 lloje të breshkave tokësore jetojnë në Bullgari. Ato mbrohen nga Ligji i Biodiversitetit dhe tregtimi me to, mbajtja e tyre në..

botuar më 24-05-23 10.13.PD

Leje qëndrimi dhe pune për të huajt në Bullgari përveç Kartës Blu

Në përgjigje të pyetjes së dëgjuesve në një seri botimesh, Radio Bullgaria prezanton para audiencës së saj shumëgjuhëshe dokumentet që u japin të drejtën e lejes së qëndrimit dhe të punës në Bullgari shtetasve të huaj të vendeve të treta. Në..

botuar më 24-05-23 7.30.PD