Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Metodika origjinale bullgare për rivendosjen e pyjeve nga Rrjeti ekologjik evropian “Natura 2000”

Foto: Maria Dimitrova
Pyjet zënë një të tretën e territorit të Bullgarisë dhe janë strehë për një shumëllojshmëri të madhe të kafshëve dhe bimëve. Gjysma e masiveve pyjore përbejnë pjesën bullgare në Rrjetin ekologjik evropian “Natura 2000”. Ky fakt paracakton një mënyrë të re për ruajtjen e tyre, pak më të ndryshme se mbajtja e zakonshme e pyjeve në vend. Vëmendje të veçantë meriton çështja e rivendosjes së pyjeve të “Naturës 2000”, të cilët janë asgjësuar nga fatkeqësitë natyrore. Këtë çështje e kanë zgjidhur studiuesit dhe mbrojtësit tanë të natyrës, duke krijuar një metodikë origjinale bullgare për rivendosjen e këtij lloji pyjesh.

“Sipas të dhënëve të Agjencisë ekzekutive për pyjet gjatë viteve të fundit mbi 6 mijë hektarë te ne janë asgjësuar nga fatkeqësitë natyrore – zjarre, uragane, sulme katastrofike të insekteve të dëmshme, dëme të shkaktuara nga dëbora, akulli etj. – thotë Teodor Todorovi nga Grupi iniciator “Vitosha”, i cili tashmë zbaton metodikën e re. – Një pjesë e madhe prej këtyre pyjeve kanë rëndësi për mbrojtjen e shumëllojshmërisë biologjike. Menaxhimi i pyjeve nga Rrjeti “Natura 2000” duhet të zhvillohet në drejtimin e përmbajtjes së të ashtuquajturit “status i favorshëm i mbrojtjes së natyrës”, kur bëhet fjalë për lokalizimin e llojeve të rralla dhe të rrezikuara në to.”

Pylltarët flasin jo për “fatkeqësi natyrore”, ndërsa për “dëme natyrore”, sepse fenomenet e lartpërmendura, të cilat çojnë në asgjësimin e pyjeve, janë shumë të zakonshme për zhvillimin natyror të pyllit. Në një farë mënyre ato përbëjnë shans për rritjen e shumëllojshmërisë, sepse pylli i rivendosur në mënyrë natyrore pas një fatkeqësie, shpeshherë është në gjendje më të ndryshme se ajo e mëparshme. Për fat të keq praktika e zakonshme për rivendosjen e pyjeve të asgjësuar nuk e shënon këtë shans.

“Sipas traditës dhe bazës normative dëmet duhet të mënjanohen maksimalisht shpejt, drurët e rënë të mblidhen dhe tereni të pastrohet – thotë doktori i shkencave pyjore Stanislav Lazarov. – Më pas të bëhen ballkone dhe të mbillen drurët ashtu, që të rivendoset shpejt mbulesa pyjore. Problemi është se a do ta ndihmojë ky proces rivendosjen dhe a do të çojmë lokalizimet në një skemë formale, e cila nuk u përgjigjet kërkesave të “Naturës 2000”. Ato kërkojnë ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike, duke mbrojtur lokalizimet përkatëse dhe proceset në to. Ne kur i shpejtojmë proceset, humbim faza të rëndësishme nga zhvillimi i sistemit ekologjik pyjor.”

Sipas vështrimeve të reja të studiuesve praktika e mbjelljes së menjëhershme të rajoneve të asgjësuara me të njëjtat llojet pyjore nuk është e drejtë. Kjo mund të arsyetohet ekonomikisht, por i kundërshton proceset natyrore. Sepse në një fushë të zhveshur në fillim nuk do të rritet bredh ose ah, të cilët zakonisht rriten në hije. Në vend të parë atje do të shfaqen llojet më të ulëta, të cilët rriten në diell dhe më pas – bredhi dhe ahu. Bëhet gabim, kur mbillet i njëjti lloj drurësh në varg. Në natyrë druri rritet vetë ose në një grup me të tjerët, por kurrë një lloj drurësh nuk mund të zërë territorin fund e krye. Kjo mënyrë jep shans për një shumëllojshmëri të madhe të landshaftit.

Çfarë duhet të bëhet më shumë sipas metodikës së re bullgare për rivendosjen e pyjeve të asgjësuar? Cilat janë rregullat kryesore?

“Sipas koncepteve të reja rekomandohet se një pjesë prej drurëve të renë të lihen në vend, d.m.th. zona e prirjes së drurëve të mos pastrohet tërësisht, që do të sigurojë ashtuquajturat “pika të nxehta”, në të cilat proceset do të zhvillohen në mënyrë natyrore – shpjegon inxhinieri Lazarov. – Në zonat e “Naturës 2000” sasia e këtyre drurëve nuk duhet të jetë më pak se 10 për qind. Përveç kësaj rekomandojmë se te territoret më të prekura në disa zona të caktuara drurët e rënë të mbeten në vendin e tyre. Këto zona të zënë jo më pak se 5 për qind prej territorit.”

Studiuesit janë në mendimin unanim se është shumë e rëndësishme të mos shpejtohet me mbjelljen, por t’i jepet natyrës një kohë për të treguar drejtimin e rivendosjes së saj natyrore. Për Bullgarinë është caktuar një periudhë prej së paktën 4 vjetësh midis pastrimit dhe mbjelljes aktive.

“Është shumë e rëndësishme zgjedhja e mbjelljes dhe kodit gjenetik të materialit mbjellës – shton inxhinier Lazarov. – Pasi është asgjësuar pylli bredhësh, lisash dhe ahësh, reaksioni i parë është që të mbillet me të njëjtin lloj drurësh. Jo gjithmonë kjo është e drejtë. Është mirë që të shihet si natyra rivendoset vetë. Nuk rekomandohet që të krijohen kultura të gjata pyjore nga llojet e përmendur, që rriten në hije, dhe pjesëmarrja e tyre nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e territorit të mbjelljes. Te kushte të përshtatshme nxitet mbjellja e llojeve të drurëve frutorë si qershi, kumbull, dardhë e egër, të cilët do t’i bëjnë kulturat më të shumëllojshme, dhe do t’u shërbejnë kafshëve të egra si ushqim. Është shumë e rëndësishme që farërat, të cilat do të përdoren për mbjelljen, të jenë nga e njëjta bazë gjenetike siç pylli ku mbillet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen vizitoi Plovdivin dhe citoi Botevin

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..

botuar më 24-06-03 2.23.MD

Ivan Nikollov nga Bosilegradi u nderua me Urdhrin më të lartë Bullgar

Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..

botuar më 24-06-03 12.58.MD

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD