Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rrap gjashtëshekullor i cili ndodhet në fshatin Gërmen mund të bëhet “Druri evropian i vitit”

Rrapi gjashtëshekullor i cili ndodhet në fshatin Gërmen është kandidatura e Bullgarisë për “Drurin evropian të vitit 2011” (www.treeoftheyear.org)
Foto: grafitë janë ofruar nga fondacioni “Eko bashkësia”
Fondacioni “Partneritet” nga Çekia është autor i idesë për konkursin ndërkombëtar për shpalljen e “Drurit evropian të vitit 2011”. Konkursi është nën patronazhin e komisionerit evropian të mjedisit Janez Potoçnik dhe me partneritetin në fushën e mediave të revistës “National Geographic”. Qytetarët e disa shteteve evropiane shpallën pemë, të cilat sipas tyre kanë një rëndësi të posaçme ose janë interesante me diçka. Propozimet ishin shoqëruar me fotografi dhe tekst shpjegues. Bullgaria mori pjesë në këtë nismë ndërmjet fondacionit “Eko bashkësia”, i cili organizoi konkursin për “Drurin e vitit të Bullgarisë”.

Interesi tejkaloi pritjet e organizatorëve, tha për Radio Bullgarinë Aleksandra Georgieva, koordinatorja e projektit. “Në fillim nuk mendonim se aq shumë njerëz do të marrin pjesë në këtë nismë. Morëm 180 nominime për pemë dhe për shpalljen e pemës bullgare votuan 6000 veta. Kjo i tejkaloi pritjet tona paraprake. Akoma më i madh është interesi tani, kur zhvillohen votimet për drurin evropian të vitit.”

Për fitues në konkursin kombëtar ishte shpallur një rrap gjashtë shekullor, i cili ndodhet në qendrën e fshatit Gërmen (Bullgari Jugperëndimore), të ofruar nga Maria Softova, një nxënëse 17 vjeçare nga ky fshat. Pema shihet nga larg, shumë para që njeriu t’i afrohet fshatit – tregoi Maria. “Kjo pemë më bëri përshtypje kur isha e vogël, sepse është e stërmadhe – lartësia e saj është 24 metra, perimetri është 10 metr. Unë studioj në qytetin Goce Dellçev dhe kur kthehem në fshat nga larg e shikoj drurin shekullor. Pamja e tij është interesante gjatë të gjitha stinëve.”

Druri është nga lloji i rrallë i rrapit lindor (plantanus orientalis), i cili gjatë periudhës së tercierit formoi pyje të dendura në luginën e lumit Mesta. Ai është dëshmitar i historisë së këtij vendi gjatë 6 shekujve të fundit. Legjenda tregon një histori interesante nga koha kur Bullgaria ishte nën pushtetin e Perandorisë Osmane. Përmes fshatit kaloi një karvan me djem të vogël bullgarë, të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre për të marrë pjesë në korpusin e jeniçerëve të ushtrisë osmane. Ata ndaluan për të pirë ujë dhe për të pushuar nën hijen e rrapit. Atje ata shikuan një shkrim të lërë nga ndonjë trim se uji është helmuar. U zemëruan turqit dhe para që të vazhdojnë rrugën e tyre ndezën drurin. Fshatarët menjëherë e shuan, por në trungun e tij përgjithmonë mbeti një plagë që kurrë nuk u përtha.
Për bajamen e ëmbël në parkun shkollor kujdesen nxënësit nga klubi “E Ardhmja për Tokën” nga qyteti DimitrovgradTani për tani rrapi bullgar është në krye të konkurrimit, bashkë me një dru rumun (www.treeoftheyear.org). Por deri në final më 6 mars situata mund të ndryshohet. Fituesi do të shpallet atëherë dhe çmimi do të dorëzohet gjatë majit të këtij viti në Parlamentin Evropian gjatë “Javës së gjelbër”.

Në edicionin bullgar të konkursit ishin shpallur disa njohje të tjera. Në kategorinë “Ekolog i ri” u dallua emri i klubit “E Ardhmja për Tokën” nga shkolla “Penço Sllavejkov” e qytetit Dimitrovgrad për bajamen e ëmbël të “birësuar” nga nxënësit, e cila ndodhet në parkun e shkollës. Në kategorinë “Pema në rrezik” në vend të parë u klasifikuan dy objekte – një lis shekullor në vendin Kartalla afër fshatit Avren (në rajonin e qytetit bregdetar Varna) dhe një rrap nga parku “Bedeçka” afër qytetit Stara Zagora (Bullgari Qendrore).

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen vizitoi Plovdivin dhe citoi Botevin

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..

botuar më 24-06-03 2.23.MD

Ivan Nikollov nga Bosilegradi u nderua me Urdhrin më të lartë Bullgar

Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..

botuar më 24-06-03 12.58.MD

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD