Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare në Nju Jork – Iskrica Ognjanova

Foto: arkiv personal

Iskrica Ognjanova ka lindur në qytetin Stara Zagora (Bullgari Qendrore) në një familje të muzikantëve. Kujtimet e saj të fëmijërisë janë lidhur me shfaqjet në teatrin operistik të qytetit të saj të lindjes. Ajo ishte fëmijanë sallë kur kishte prova ose fëmija pas perdes në kohën e shfaqjeve. Në gjuhën bullgare emri i saj tingëllon si pseudonim artistik. Prindërit e saj i kanë dhënë emrin Iskrica (kjo do të thotë “xixë”), një xixë prej së cilës do të shpërthejë një zjarr të madh. E vetvetishme dhe e qëllimshme, Iskrica meriton emrin e vet. Aktualisht ajo jeton, studion dhe punon në ShBA.

© Foto: arkiv personal

“Fillova studimin tim në fushën e muzikës në ShBA gjatë qershorit 2008 në Akademinë e artit muzikor dhe dramaturgjik (“American Musical & Dramatic Academy”), Nju Jork – tregoi vetë Iskrica. – Akademia është themeluar para më se 40 vjetëve. Kjo që më tërhoqi ishte specifika e studimit të muzikalit. Profesorët janë koreografë, aktorë, kompozitorë, kritikë në fushën e teatrit ose të muzikës.” Kjo ishte dëshira ime më e madhe dhe më shumë se 15 vjet punova për realizimin e saj. Jam rritur në familjen e muzikantëve. Gjysha ime ishte këngëtare në Teatrin operistik të qytetit Stara Zagora. Nëna ime kishte angazhime operistike në Stara Zagore dhe në Sofje. Isha fëmijë kur ajo merrte pjesë në spektakle në teatrin operistik shtetëror “Stefan Makedonski”. Kështu lindi dashuria ime ndaj muzikës dhe dëshira që të marr pjesë në muzikalet e Broadway-it. Pasi që nuk mora vizë amerikane në vitin 2000 vendosa që të mos humb kohë dhe zgjodha një arsim, të ngjashëm me arsimin në akademinë e Nju Jorkut. Fillova studim në filialin e “Bercley College”-it në Barcelonë në degën e këndimit xhaz. Vazhdova me kërkimin e bursave sepse ëndrra ime ishte Broadway.

Që nga fillimi i studimit të vet në “American Musical & Dramatic Academy” Iskritsa punon me persona të njohur nga skena amerikane.

“Provimi i hyrjes në Akademi zhvillohet në formën e dëgjimit të kandidatëve – tregoi Iskritsa – në të janë të pranishëm drejtori artistik i Akademisë David Martin dhe shefat e katedrave të këndimit klasik, të këndimit të muzikalit dhe përfaqësues të degës së artit dramatik. David Martin është producent dhe regjisor i njohur. Ka punuar me emra si Liza Minnelli, Barbra Streisand, Robert Fosse. Zoti Martin dëgjon provat e të gjitha kandidatëve për akademinë e tij. Unë isha ndër studentët e lumtur, të cilët morën pjesë në klasën e Elaine Petrikoff – shefe të katedrës së muzikalit. Ajo është një pedagoge e shkëlqyeshme. Në akademi studiohet një repertor të madh që është i panjohur tek ne. Studiojmë hollësisht historinë e muzikalit që nga vitet e 30-të të shekullit të XX deri tani. Roli im i parë ishte në muzikalin “She loves me”. Roli im ishte i një hungareze. Pavarësisht nga kjo se po vazhdoj të punoj fort akoma kam probleme me aksentin. Për këtë arsye rolet e mia gjithmonë janë të grave nga Evropa.”

Iskrica punon edhe me teatro të muzikalit, të ashtuquajtur “Off-Broadway” – teatro me histori më të re, të cilat ndodhen afër bulevardit legjendar Broadway. Një nga rolet e saj është në muzikalin “I am a woman” Më shumë për të na tregoi vetë Iskritsa.
“Ky është një spektakël prej monologëve – një kolazh me mesazhe nga pjesa të ndryshme. Rastësisht mora pjesë në këtë kasting. Kisha një monolog të përgatitur nga një pjesë, aktiviteti i së cilës zhvillohet në Evropën Lindore - në Bosnjë. Në teatër kërkuan pikërisht një personazh të tillë. Pas kastingut ata më pyetën çfarë është që të jesh një grua një Manhatën. Në një moment si në një shirit filmik kaloi tërë jeta ime – qyteti i vogël, pastaj Barcelona dhe dëshira e madhe që të jetojë dhe të punojë në Nju Jork. Fola shumë, në mënyrë të sinqertë dhe në fund bile shpërtheva në lot. Sipas të gjitha normave kjo nuk ishte sjellje profesionale, unë nuk mund të tregojë kështu emocionet e veta dhe juria duhej të më shkualifikonte. Por ndoshta juria vlerësoi sinqeritetin tim dhe e mora rolin. Shfaqja kishte sukses të madh.”

Iskrica është bullgarja e parë, e diplomuar në Akademinë e artit muzikor dhe dramaturgjik të Nju Jorkut. Aktualisht ajo vazhdon të studiojë, të punojë dhe të kërkojë më shumë miq ndër muzikantët profesional në Nju Jork.

© Foto: arkiv personal

Iskrica Ognjanova dhe Terry Waldo

“Në ShBA më shumë më pëlqen fakti se mund të jem e sinqertë dhe në se di çfarë dëshiroj dhe në se ndjek hapat e nevojshme suksesi është garantuar. Unë punova gjatë studimit tim sepse bursa nuk më mjaftonte. Atëherë shkova tek Zyra e emigrimit dhe i shpjegova nëpunësit se jam në Nju Jork sepse kjo ishte ëndrra ime, se kam hipotekuar banesën time në Bullgari dhe se pavarësisht nga kjo parat nuk më mjaftojnë. Kështu fillova të punojë dhe isha studentja e parë në Akademi, e cila zyrtarisht mori lejim të punojë gjatë kohës së studimit. Puna ime e parë ishte në një shtëpi produksionesh, pastaj në legjendarin “Palace Theater”. Atje krijova miqësi shumë të forta me aktorë të njohur. Ata shpesh më këshillojnë në lidhje me punën time. Një njeri tjetër i rëndësishëm për mua është Terry Waldo – një nga ikonat e “ragtime”-it amerikan. Ai është pianist, kompozitor, bën koncerte në tërë botën. E takova rastësisht, por tani shpesh komunikojmë. Ai më këshillon dhe më inkurajon që të këndojë xhaz. Po përgatitemi së bashku një album, i cili do të shfaqet në të ardhmen e afërt.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimensionet gjeostrategjike në zgjedhjet e ardhshme evropiane

Evropa përballet me zgjedhje të rëndësishme strategjike mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në të ardhmen e afërt, dhe konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kërcënon sigurinë rajonale dhe..

botuar më 24-05-29 1.15.MD

Nga muaji qershor, BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi

Komuniteti në rajonin kufitar do të ketë një tjetër "derë" të hapur drejt Bullgarisë. Radio Televizioni lokal Caribrod do të transmetojë emisione dhe lajme të prodhuara nga Radioja Kombëtare Bullgare. Fillimisht do të transmetohet buletini i..

botuar më 24-05-29 7.30.PD
Mitropoliti i ri i slivenit Arsenij

Peshkopata e qytetit Sliven ka një mitropolit të ri, i cili përpara godinës së Sinodit u prit me thirrjet "I padenjë"

Në traditën tonë shekullore kishtare, besimtarët e përshëndesnin gjithmonë priftin apo peshkopin e ri me pasthirrmat “I denjë”. Kështu ata tregojnë respektin e tyre, me shpresën se ai do ta udhëheqë me mençuri kopenë drejt shpëtimit shpirtëror...

botuar më 24-05-28 7.45.PD