Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas Kanit filmi “Ishulli” i Kamen Kalevit me premierë dhe në Sofje

Leticia Kasta dhe Thure Lindhardt në kuadër të filmit “Ishulli”
Foto: Архив

Ky është një film për kapërcimin e kufijve në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, për lirinë e njeriut të jetojë jetën e vet kështu siç e ndien me zemrën e vet, dhe jo siç i thonë të tjerët. Kështu në mënyrë më të saktë mund të përshkruajmë “Ishullin” – prova e dytë në kinematografinë e filmave me metrazh të plotë të regjisorit të ri bullgar Kamen Kalev. Pas suksesit ndërkombëtar të filmit “Pjesa lindore” Kalevi përsëri zhytet në popullarizimin e emrit të Bullgarisë në kino-hartën botërore, kësaj radhe me ndihmën e francezes Leticia Kasta (Laetitia Casta) dhe danezit Thure Lindhardt. Premiera ndërkombëtare e “Ishullit” ishte më 16 maj në Festivalin e Kanit, ku 2 vjet më herët Kalevi paraqiti “Pjesa lindore”. “Projektimet e para publike gjithmonë janë shumë të rëndësishme, sepse atëherë ndien pulsin e filmit, kupton se çfarë ke bërë në përgjithësi,” thotë regjisori dhe shton se, projektimet e filmit në Francë kanë kaluar shumë mirë, pavarësisht nga kritika. Premiera e filmit “Ishulli” në Sofje ishte më 10 tetor.

Kamen Kalev; foto: BGNES

“Historia e krijimit të filmit është mjaft e gjatë – shënon Kamen Kalevi. Fillova të shkruaj skenarin akoma gjatë vitit 2003, menjëherë pasi përfundova Akademinë e artit kinematografik “La Fémis” në Paris. Në fillim mbështeteshim te pjesëmarrja e madhe e kompanisë producente franceze, por nuk u realizua. Pas kësaj u munduam të gjejmë mjete në Bullgari, pas kësaj përsëri në Francë dhe kështu kaluan 5 vjet, derisa në një moment i thash vetes, se nuk mund të pres më tepër dhe fillova punë mbi “Pjesa Lindore”. Po vazhdova të punoj dhe mbi historinë e “Ishullit” e cila ndryshonte vazhdimisht. Unë ndryshoja me kalimin e kohës dhe këto ndryshime kanë hyrë në ndonjë farë mënyre në skenar. Kjo është mënyra ime të bëj kinema – të ketë temë kryesore, e cila të tregojë thelbin e filmit, por njëkohësisht të jemi të hapur për jetën.”

Fillimisht skenari i filmit ka qenë i përqendruar mbi një çift të dashuruarish dhe problemet e tyre, mbi dashurinë e tyre, e cila mund të bëhet destruktive. Pak nga pak fokusi ridrejtohet drejt personazhit kryesor dhe të lirimit të tij nga kufijtë, të cilat ai vet ja ka vënë vetes në jetë, në shoqëri. “Ky transformim mu bë më interesant, mendoj se ai është i rëndësishëm dhe për të tjerët dhe për mua”, shënon Kamen Kalev. Akoma derisa kanë xhiruar filmin në ishullin “Shën Anastasia” në Bullgari, artistja kryesore Leticia Kasta i ka thënë: “Besoj se e di se ky film nuk do të pëlqehet prej njerëzve të shumtë”. Kështu dhe ka ndodhur, sipas jehonave të deritanishme në Francë. Një nga shkaqet, sipas Kalevit është se, kritikët francezë kanë pritur që filmi i tij i dytë të jetë një farë vazhdimësie e “Pjesëve lindore” kurse në “Ishull” historia është më e çuditshme.

© Foto: cinefish.bg

Ishulli Shën Anastasia

Një rol të rëndësishëm në dramaturgji luan dhe vendi: “Fillova të shkruaj skenarin në ishullin “Shën Anastasia” i cili gjendet në 4 kilometra përball Burgasit, ku jam lindur dhe si fëmijë shumë shpesh shkoja aty. Kjo është historia e një bullgari dhe të një francezeje, të cilët vijnë në ishull dhe për shkak të disa shkaqeve nuk mund të ikin që aty. Kështu ishulli u kthye në një metaforë për kufijtë” thotë regjisori.

Për rolin e Danaillit, të lindur në Bullgari dhe pas kësaj i cili vite të gjata ka jetuar jashtë shtetit, ai gjatë kërkon aktor, i cili të flasë bullgarisht dhe frëngjisht, por nuk gjen të përshtatshëm. Për rolin e zgjodhi Thure Lindhardt, i cili nga ana fonetike mëson fjalët e tij në bullgarisht.Thure Lindhardt; foto: BGNES

“Dua të më falni se nuk flas bullgarisht – thotë Thure  në një gjuhë të shkëlqyer bullgare. Akoma që në leximin e parë të skenarit nuk mund ta lija shumë kohë të gjatë, ishte shumë i shokuar dhe i provokuar, kurse për një artist kjo gjithmonë është gjë e mirë. Kur ke ndjenja të kundërta ndaj një roli, zakonisht kjo do të thotë se, duhet ta pranosh. Kishte diçka, të cilën e njoha menjëherë dhe kjo nuk ishte as bullgare, as daneze, kurse e përgjithshme njerëzore – ky është synimi të jesh i lirë, të dalësh nga lëvozhga dhe të jesh njeriu, i cili do që të jesh. Në film për herë të parë punoj me një gjuhë që është krejtësisht e pakuptueshme. Gjuha bullgare doli se është shumë e bukur, por shumë e largët nga gjuha ime. Ishte mjaft e vështirë, por një sfidë e shkëlqyer, sepse për mua ishte shumë e rëndësishme të di kuptimin e çdo një shprehie të cilën e them.”

Sa për kryeaktoren Leticia Kasta, Kamen Kalevi thotë se, për një kohë të gjatë ka ndjekur zhvillimin e saj. Dhe pavarësisht nga lavdia e saj të një modele dhe vështirësitë të imponohet si një artiste në atdhe, ka qenë i bindur se, ajo është një artiste e mirë dhe më e përshtatshme për rolin e Sofies së tij. Gjatë muajit tetor “Ishulli” u paraqit në një sërë festivalesh prestigjioz në Francë, kurse më vonë gjatë vitit do të niset dhe nëpër kinematë aty.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miljo Balltov (1871 - 1951)

Miljo Balltov pikturoi “engjëllin më të gjallë” në kishat e trojeve tona

Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..

botuar më 25-03-15 9.25.PD
Artistët për fëmijë

Kinemaja bullgare në fokus në edicionin e 29-të të Sofia Film Fest-it Ndërkombëtar

"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..

botuar më 25-03-13 2.36.MD

Qytetet e festivalit nga Evropa ndajnë përvojën në një forum të specializuar në Sofje

Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..

botuar më 25-03-13 6.10.PD