Që prej shekujsh në kalendarin festiv të bullgarëve ka një sërë datash të shënuara, të cilët sipas traditës kremtohen nga mbarë familja. Kështu gjatë të gjitha stinëve të vitit gjyshër, baballarë dhe nipër mblidhen dhe mbajnë të gjalla lidhjet farefisnore. Ditë të emrit, takime të fiseve, tubime fshatare – të gjitha ato, krahas datave të shënuara, vjen të sugjerojnë sa me rëndësi janë lidhjet me të afërmit. Ndër të gjitha festat, me një gëzim të madh dhe me një kujdes special bullgarët përgatitin Natën e Buzmit – një festë familjare me histori mijëvjeçare.
© Foto: BTA
Krishtlindja është një nga festat më të respektuara për katolikët dhe protestantët. Të krishterët ortodoksë, i vënë theksin më tepër mbi Pashkët Ngjalljen e Krishtit. Megjithatë me solemnitetin e domosdoshëm kremtojnë edhe Krishtlindjen. Si Kremtimi i Ngjalljes, ashtu edhe i Lindjes së Krishtit, paraprihen nga kreshma të gjata. Data e saktë, në të cilën lindi Shpëtuesi nuk mund të caktohet me përpikëri, ajo ngaqë është e harruar, që në kohën më të lashtë. Deri në shekullin VI kjo festë nuk kishte ndonjë ditë e saktë në kalendar. Me qëllim të zëvendësohen disa kulte të lashta në atë epokë, Kisha shpalli datën 25 dhjetor për ditëlindjen e Krishtit. Shumë kohë para se të pranohet dhe të përhapet feja e krishtere në trojet bullgare, ditët rreth solsticit dimëror, që gjithnjë bien rreth kësaj date, stërgjyshërit tanë pranuan si data, të cilat shënojnë lindjen e diellit të ri. Më vonë këtë festë ata e quajtën Mllada Boga. Pak pas kësaj me këtë figurë ata e mishëruan fëmijën Krisht. Duke marrë parasysh fëmijën Krisht, ata përqendruan në këtë pamje tërë respektin e tyre ndaj sekretit të lindjes. Gjurmët pagane të ritit shihen edhe më sot në ritualet bullgare. Sidomos në trapezën festive, e cila Natën e Buzmit duhet të jetë e pasur dhe rregulluar bukur. Kjo trapezë është plotë simbole dhe shenje. Pjesa dërmuese e riteve i kushtohen familjes. Respektohen stërgjyshërit, mbrojtësit e shtëpisë, drejtohen lutje për shëndet, mirëqenie dhe bereqet.
© Foto: BTA
Përgatitja e ushqimit fillon që me dritën e parë të mëngjesit. Vend qendror zë kulaçi, Pitja e Krishtit, që bullgarisht quhet– bogovica, bozhiçnik, veçernik, svetec. Kulaçin e bënë ndonjë vajzë ose nuse e re të veshur zakonisht me petka festive, me tufë borziloku ose bushi në flokë. Brumosen tri lloje bukash. Dhe kjo nuk është e rastit, buka konsiderohet kurbani i pagjak për Zotin e Porsalindur. Një nga tri bukët e përgatitura i kushtohet punës ekonomike – bujqësisë, blegtorisë, të gjitha punimeve bujqësore. Me më shumë zell brumosen Kulaçet e Krishtlindjes. Këtë bukë zakonisht e bënin gocat e reja të pamartuara si një dhuratë dashurie.
Dikur në familjet brumosnin sasi të mëdha buke. Mbi bukët e ritit vihen simbole të ndryshme – diej, lule, zogj. Disa prej kulaçeve të ritit zbukuroheshin me subjekte të mëdha si për shembull kope, pendarë, barinj e të tjerë. Çdo familje përgatitej dhjetëra kulaçe për kolendarët. Natën e Buzmit, kolendarët shkonin shtëpi më shtëpi, që t’u urojnë familjeve, jetë të gjatë, bereqet, mirëqenie dhe bollëk të madh. Zakonisht kolendarët ishin djem të rinj dhe çdo vashë i dhuronte të preferuarit një kulaç. Ndërsa ata uruan shëndet, bereqet, paqe dhe pajtim.
© Foto: BGNES
Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..
Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..