Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të së dielës

Rodopa – një mal mistik dhe tërheqës me bukuritë dhe legjendat e tij
Foto: Svetllana Dimitrova

Një nga malet më piktoreske në Bullgari është Rodopa. Ky mal posedon një joshje të papërsëritshme gjatë të gjitha stinëve të vitit. Me bjeshkët e buta të mbuluara me pishnaje shekullore, me kreshtat e shtrira në pafundësinë e hapësirës, mali Rodopa tërheq dhe pushton. Ai, i cili vetëm një herë ka bredhur nëpër shtigjet e tij, mbetet i mahnitur përgjithmonë nga bukuria e natyrës. Dhe sa më shumë njeriu shëtitet dhe njihet me ato kodrinore, fundi i të cilave zhytet në kaltërsinë e qiellit, aq më e madhe bëhet dëshira e tij prapë të vijë, që të zbulojë kënde të tjera edhe më piktoreske.

© Foto: Svetllana Dimitrova

Shkëmbinjtë e Orfeut

Lëndina laramane të stolisura me lule; vargmale të ngjyrosura me nuancën e kuqërreme të rrezeve të diellit, që perëndon; gjelbërim të përjetshëm të pyjeve halore në mesë të të cilit aty këtu shihen gjethet e zverdhura të balosheve – kjo është fytyra e malit Rodopa. Një vend tërheqës dhe piktoresk me emrin e Orfeut janë Shkëmbinjtë e Orfeut, që ngrihen krenar nja gjysmë orë me këmbë larg majës Snezhanka, që ndodhet në zemrën e pushimores së njohur Pamporovo. Legjenda tregon, se pamja dhe hapësira që hapen para shikimit nga ata shkëmbinj e kanë frymëzuar Orfeun për këngët e tij magjepse.

© Foto: Svetllana Dimitrova

Rodopa – një mal piktoresk gjatë të gjitha stinëve

Të gjitha legjendat, që tregohen për malin Rodopa e kthejnë në një vend mistik dhe tërheqës. Çfarëdo që të flasim është fakt, se në malin Rodopa janë këndet më të bukura dhe më piktoreske në Bullgari. Lëndina me nuanca të papara të gjelbërisë së barit, plotë lule laramane, radhiten me blertësinë e pyjeve halore; shkëmbinj tatëpjetë radhiten me shpate të shtrira, që zbresin te lugina. Dhe në se ka ndonjë mal në Bullgari, i cili të posedon një joshje gjatë të gjitha stinëve të vitit, ky patjetër është Rodopa.
По публикацията работи: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen vizitoi Plovdivin dhe citoi Botevin

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..

botuar më 24-06-03 2.23.MD

Ivan Nikollov nga Bosilegradi u nderua me Urdhrin më të lartë Bullgar

Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..

botuar më 24-06-03 12.58.MD

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD