Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një përrallë dimërore në Rodopet

Foto: Veneta Nikollova

Dëborë si pambuk, ka strukur në përqafimin e vet prej dëbore grykat e thella dhe shkëmbinjtë e paarritshëm. Shtëpitë e ulura si shpendë nëpër majat e larta malore me çatia prej tullash të përputhura dhe oxhaqe nga të cilat del tym. Një qiell i pastër me re të vogla dhe të shkëputura si pambuku prej sheqeri dhe një erë e lehtë, të përmbushur me aromën e pishës... Kush prej nesh nuk ëndërron të kalojë stinën dimërore në një fshat piktoresk malor. Malet Rodope janë një vend i shkëlqyer për këtë.

Sado të përshtatur nga pikëpamja turistike, sado që të shkojmë dhe gjatë dimrit dhe gjatë verës, sado që të mendojmë se i njohim, Rodopet gjithmonë na befasojnë. I rrethuar me misticizëm dhe legjenda, mali duket akoma më enigmatik dhe i paprekshëm gjatë dimrit, kur e ftohta dhe dëbora i mbërthejnë vendet e vogla të populluara, të cilat janë kthyer në vende të kërkuara për pushime. Pavarësisht nga shtresa e dëborës, pjesa më e madhe e rrugëve në rajon janë të kalueshme, kështu që secili mund të arrijë deri te pika e shënuar. Më shpesh ky është vendi Pamporovo – një destinacion i dashur për skiatorët dhe snoubordistët nga vendi dhe nga jashtë.

Pamporovo ofron mundësi të shkëlqyeshme për sporte dimërore

Mundësi të shkëlqyera për sporte dimërore ka dhe në rrethet e qytetit Çepellare. Pista të vogla dhe të mëdha do të zbuloni edhe në vendet e tjera të populluara në rajon. Si për shembull rreth fshatit Mogilica, në afërsi me kufirin me Greqinë, ose në vendin Predella rreth fshatit Stojkite, ku ka ski teleferikë dhe pista të vogla për fillestarët. Adrenalina e lartë dhe emocionet e këndshme në ski zonat nuk i shterin mundësitë për dëfrime dhe çlodhje në mal. Një plejadë e tërë prej fshatrave të humbura në dëborë e ftojnë udhëtarin kureshtar të njohë palat më të shtrenjta, të përmbushura me nostalgji dhe vetmi. Gjatë dimrit disa janë të pranishme vetëm me makina me rrota të larta. Por, i rënë njëherë në këto skaje të virgjëra, sikurse të prekur nga një shkop magjepsës, do të dashurohesh në bukurinë e tyre të papërsëritshme. Të ngrirë në gjymin e vet dimëror, këto vende propozojnë ikje nga qytetërimi dhe nga ditët e zakonshme. Kështu për shembull është në fshatin buzë kufirit Kesten, ku ka jo më shumë se 20 banues – kryesisht njerëz të moshuar. Përreth ngrihet silueta e një vullkani të vogël, të shuar përpara milionë vjetëve – një objekt i shkëlqyer për një itinerar dy orësh deri tek ai dhe mbrapsht nëpër rrugën e ngrirë malore. Në fshat nuk ka shtëpi për miqtë, kështu që njeriu mund të vejë në fshatin e afërt Trigrad, që është plot me mundësi për strehim. Fare afër gjenden disa nga shpellat më të vizituara te ne –Jagodina dhe Gryka e Djallit, të cilat i mahnitin vizituesit e vet me lumenjtë nëntokësorë, shtëpi të shkëlqyera për miq, të cilat ofrojnë një komoditet shtëpiak rreth vatrës dhe gjellë të shijshme karakteristike për këtë krahinë ka kudo në mal, kurse pronarët e tyre zhvillojnë një biznes të shkëlqyer sipas të gjitha standardeve evropiane. Krahas me komoditetin dhe atmosferën autentike rodopëse, këto hotele me nga 2 ose 3 dhomë për miq kanë edhe një prioritet tjetër – çmimet e ulëta. Asgjë e çuditshme se janë të preferuara nga njerëz të cilët kanë zgjedhur të kalojnë një pushim më të ndryshëm, larg nga vendpushimet e zhurmëta për ski, pa u harxhuar shumë.

Në qoftë se vini në rajonin e qytetit Smoljan, patjetër që duhet të vizitoni qytezën Shiroka Llëka. Gjatë dimrit qyteza etnografike përbën një pamje piktoreske me rrugë të ngushta me dëborë dhe shtëpitë e renditura prej guri me çardakë dhe porta të mëdha prej druri dhe hekuri. “Miqtë tanë mund të ngasin ski në vendpushimin e afërt Pamporovo i cili është në 12 kilometra ose në fshatrat fqinje Gella dhe Solishta, të cilat kanë pista të vogla për fillestarët, por pjesa më e madhe e njerëzve vijnë për shkak të arkitekturës së ruajtur dhe mundësitë për një turizëm fshatar – sqaron Mariana Bërganova nga Qendra Turistike e Shiroka Llëkës. – Në çdo një shtëpi ka oxhak, të renditur në stilin tipik rodopës, kurse gratë i mahnitin miqtë me specialitetet shtëpiake, si patatnik, klin, kaçamak e të tjera. Përveç kësaj kemi dhe festivale të bukura folklorike. Presim shumë miq dhe në periudhën e Krishtlindjeve, për shkak të traditave. Atëherë kolendrat vendas shkojnë nëpër fshat, përfshi dhe nëpër hotele që t’i përurojnë njerëzit dhe t’u urojnë shumë shëndet dhe bereqet. Më 1 janar është dita e festës së survakarëve, kurse më 6 janar është dita e Ujit të Bekuar, kur prifti hedh kryqin në lum dhe burrat futen në ujërat e akullta që ta nxjerrin. Ky është një traditë shumë e bukur, e cila i tërheq turistët!”

Pamje nga Shiroka Llëka

Folklori, veshjet e bukura popullore, tingëllimi i kaba-gajdes dhe zërat e shkëlqyer, të cilët ngrihen mbi pyjet dhe luginat janë një markë e ruajtur për këtë krahinë... dhe një pjesë nga propozimi vendas turistik. Prandaj në pjesën më të madhe të tavernave janë të siguruara grupe folklorike. Me interpretimet e tyre emociononte ato ngrohin zemrat dhe shpirtin tënd në mbrëmjet e dimrit, të cilat këtu në Rodopet janë shumë të ftohta por dhe të përmbushura me përjetime të paharrueshme!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bethany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD