Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgatitja e bukës – një traditë e rilindur bullgare

Foto: BGNES
Përgatitja e bukës është një nga praktikat më të vjetra të qytetërimit njerëzor. Në fillim njerëzit ngrënin kryesisht qullë me kokrra të thyera të drithërave të ndryshme dhe pite të ngjeshura me kokrra të copëtuara. Arkeologët zbuluan mullinj dore prej guri, që datojnë afro 6000 vjet para Krishtit. Supozohet se me ata mullinj njerëzit e lashtë bluanin drithin.

Afro 5000 vjet para erës sonë në Egjiptin dhe në Babilloninë filluan të përgatitin bukë të butë, të pjekur dhe të shijshëm nga brumi i thartë. Thartimi ndodhi papritmas, si rezultat i fermentimit – një brumë u harrua, u thartua dhe u bë i athët. Kështu u formua tharmi i athët. Pas vitesh ngjeshja e bukës së butë dhe të pjekur u përhap edhe në Evropë. Për fermentim shfrytëzohej lëngu i rrushit ose ekstrakt uji i kulprës së butë. Buka është pjesë e tërë ciklit jetik të njeriut: që nga lindja deri te vdekja; ditët e përditshme dhe festive; në rastet e gëzimit dhe trishtimit. Sipas teknologjisë së brumosjes buka mund të jetë me tharm ose pa tharm. Të dhëna për përgatitjen e bukës në trojet tona zbulohen në librat e udhëtarëve të huaj nga shekujt XVI – XIX. Në ta flitet për bukë të përgatitur shumë shpejtë pa tharm, pite ose pogaçe. Këtë bukë e ngjeshën pak para ngrënies. Ai brumosej me uji dhe miell dhe piqej mbi thëngjij midis dy qeramidheve ose në një furrë të mbuluar me thëngjij të ndezur. Buka pa tharm, quhej e freskët, dhe përgatitej nga mielli i grurit, thekrës ose misrit, uji dhe kripë. Kjo bukë piqej mbi thëngjij të ndezur në një enë të cekët prej argjile, quajtur “podnica” me kapak – “vërshnik”. Kjo bukë vetëm thyhet.

© Foto: BGNES

Nga të dhënat e udhëtarëve zbulohet, se bullgarët njiheshin edhe tharmi, sepse gatuheshin bukë me tharm, quajtur bullgarisht “kvasnik”. Sipas dokumenteve historike në fund të shekullit XIX buka me tharm zinte vend të rëndësishëm në kulturën popullore. Përgatitja e kësaj buke kërkonte më shumë kohë dhe aftësi më të mëdha. Buka e freskët gjithashtu kishte vendin e vet në mënyrën e jetesës së bullgarëve. Kjo bukë gatuhej kur ndonjë mik të papritur vinte për vizitë në shtëpi, ose për zbatimin e disa riteve të caktuara. Në përfytyrimet popullore buka konsiderohet, se është shpirti. Prandaj asaj nuk i prenë dhe nuk i shpon, që “të mos shpohen shpirtrat e të vdekurve”. Pikërisht ky besim ka gjetur vend në zakonet e varrimit. Menjëherë pas vdekjes së njeriut brumoset një pitë “udhërrëfyese”, me të cilën përcillet i vdekuri në botën e përtejme. Kur lindet fëmija gjithashtu brumoset një pite të freskët për mbrojtësen e lehonave, Shën Hyjlindsen. Me këtë pite e presin foshnjën e porsalindur. Pitja, që brumoset Natën e Buzmit për nder të Hyjlindëses, vjen të realizojë lidhjen me botën e stërgjyshërve. Bukë pa tharm gatuhet për shëndet dhe për qetësim të shtojzovalleve. Për mbrojtjen nga sëmundje si murtaja, fruthi e sëmundje të tjera ngjitëse brumoset një pogaçe e freskët, e cila luhet me mjaltë dhe u jepet të tjerëve për shëndet Ditët e Shën Harallampit, më 10 shkurt dhe Shën Varvarës – më 4 dhjetor. Pite e freskët brumoset për shëndetin e bagëtisë Ditën e Shën Vllasit më 11 shkurt, Ditën e Shën Spiridonit më 12 dhjetor dhe Shën Modestit më 18 dhjetor. Në rast epidemive dhe për mbrojtje nga vampirëve vihet bukë të ngrohtë në një torbë në ndonjë fshat të largët. Kështu besohet, se nga fshati nxirret sëmundja ose demoni. Buka pa tharm është edhe për orët, të cilat vijnë të caktojnë fatin e foshnjës së porsalindur. Dasma gjithashtu fillon me përgatitjen e tharmit për bukët e dasmës në shtëpitë e nuses dhe të dhëndrit. Mielli sitet përmes tri sitave nga tri vasha. Bukën e brumosin kunatit dhe kunatat. Uji është i heshtur, domethënë është mbajtur nga çezma ose nga burimi në heshtje të plotë. Tharmi për bukët e dasmës mblidhet nga tri familje të mira, që jetojnë në pajtim. Në kuadrin e riteve dasmore bukë pa tharm bëhet për pritjen e nuses, gjatë natës së parë të porsamartuarve dhe pas saj. Buka me tharm gatuhet për nunin dhe për krushqit. Bukë e freskët bëhet edhe për lërimin e parë, për shtëpinë e re, për Vitin e Ri.

Buka e përditshme gatuhet nga mielli i thekrës, i grurit ose nga mielli i përzierë i thekrës, grurit dhe misrit. Bukët e ritit janë vetëm nga mielli prej gruri. Sipas besimit popullor, në se brumi nuk do të tharbëtojë – ka ndonjë magji. Prandaj ditën para brumosjes dhe ditës së vet përgatitjes së bukës respektohen një sërë ndalesash. Cilësia e bukës caktohet nga tharmi. Që këtu vjen shprehja “I tillë është tharmi i tij”. Për shfrytëzimin e tharmit në trojet bullgare ekzistojnë të dhëna që nga shekujt XV – XVI, por supozohet, se bullgarët e dinin që më herët. Mënyra më e vjetër e bërjes së tharmit është me brumosjen e miellit, ujit dhe kripës në një qull të trashë. Kjo gatesë vihet të tharmet në ndonjë enë. Pas ngjeshjes së bukës lihet pak brumë, i cili shfrytëzohet si tharm për brumosjen e bukës së ardhshme.

© Foto: BGNES


Tepër e shijshme është buka e përgatitur nga qiqra të thyera dhe të ziera. Ajo quhet bukë e ëmbël, ose buka e diellit. Tharmi i përgatitur nga qiqra ruhet në ena prej deltine ose prej druri. Brumi i ngjeshur mbulohet dhe kështu mbetet të tharmet. Buka piqet në furrë. Furra filloi të shfrytëzohet gjerësisht në mënyrën e jetesës së bullgarëve në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Konsiderohet, se tharmi është simbol i mirëqenies. Besohet, se në se ndonjëri do ta vjedh tharmin, një fatkeqësi do të goditë shtëpinë e tij. Prandaj ka shumë ndalesa lidhura me tharmin, si për shembull, se nuk preket ditën e diele; nuk jepet hua pas perëndimit të diellit, nuk merret hua nga shtëpi, në të cilën ka ndonjë të sëmurë, foshnjë e porsalindur ose nuse e re. Nuk është mirë, që tharmi të mbetet në shtëpinë, në të cilën ka ndonjë të vdekur. Riti i përgatitjes së tharmit të ri është karakteristik për Ditët e Shën Ignat Hyjmajtësit, që bie gjithnjë më 20 dhjetor, të Krishtlindjes – më 24 dhjetor dhe Vitit të Ri, si dhe para Kremtes së Pashkëve dhe Ditës së Shën Gjergjit, që shënohet më 6 maji. Tharmi para Festës së Pashkëve përgatitet Të Ënjtën e Madhe nga vashat e reja, të cilat për herë të parë bëjnë tharm. Me këtë tharm ngjeshin bukët festive të Pashkëve të quajtura bullgarisht “kozunak”. Herët para agimit të diellit Ditën e Shën Gjergjit një gruaja e moshuar, ose ndonjë e ve mbledh pikat e vesës nga kokrrat e kallinjve të grurit dhe me të bëjnë brumin. Tharmi mban të gjitha shenjet e ndonjë krijese të gjallë: ai rritet, vjetron, prandaj ai duhet të rinovohet.

Ditët tona tradita e përgatitjes së bukës në kushtet shtëpiake filloi të rikthehet në mënyrën e jetesës së bullgarëve. Në qytetin Gabrovo, që nga viti 2009 ekziston një shtëpi dhe shkollë për përgatitjen e bukës “Shën Hristofor”. Ajo organizon rrjete të shkollave dhe shtëpive të përgatitjes së bukës në mbarë vendin. Buka brumoset me tharm, ashtu siç kjo bëhej në të kaluarën. Kështu buka bëhet e shijshme dhe e pashme. Në fund mbi bukën vihet një vulë, e quajtur bullgarisht “prosfora”, siç e bënin këtë stërgjyshërit tanë. Vula është prej druri në formën e kryqit, me fjalë të gdhendura mbi të. Kështu konsiderohet se buka bëhet e bekuar. Në ato shtëpi të përgatitjes së bukës mblidhen njerëz në mosha të ndryshme dhe së bashku brumosin dhe piqen bukën në furra të vjetra. Në Sofje adhuruesit e bukës së përgatitur në shtëpi mblidhen çdo javë në qendrën e krijuar pranë kishën “Shën Shtatë Shenjtorët”. Ata e quajnë tubimet e tyre mbledhje të bukës dhe të fjalës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Valentina Dineva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD