Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me biçikletë në malet Rodope

Foto: newthraciangold.eu

Malet Rodope janë një vend mistik ku gjenden tempuj të lashtë dhe shtrihen vendbanime të paprekura nga qytetërimi i sotëm. Mënyra më e mirë për t’i njohur Rodopet është t’i hipësh biçikletës. Itineraret e posaçme për turizëm me biçikletë kalojnë poshtë e lartë kodrave, buzë formimeve shkëmbore, në afërsi të gropave të thella dhe nëpër livadhet ku shpërndahet era e barnave.

Itinerari kalon buzë lumit Arda

Itinerari më i ri në malet Rodope është me gjatësi 500 km. Ai kalon mes 18 vendbanimeve, afër 3 liqeneve artificiale dhe 3 lumenjve, si dhe nëpër lokalitete me gjurmë nga periudhat e ndryshme historike. Më së shumti biçikletistët të cilët e kalojnë itinerarin janë njerëz të rinj. Interes ka jo vetëm nga Bullgaria, por dhe jashtë vendit. Itinerari i ri është i ndarë në 17 shtigje, çdo prej të cilave kalohet brenda një dite. Gjatë rrugës biçikletistët orientohen falë shenjave të vendosura dhe ka hotele familjare ku mund të strehohen.

Vëzhgimi i shpendëve ofrohet në qendrën e mbrojtjes së natyrës në qytetin Maxharovo.

Niset nga fshati Trigrad dhe mbërrihet në liqenin artificial Ivajlovgrad ku ka mundësi të mira për sporte uji dhe argëtime të tjera. Pjesa e kalueshme me pak vështirësi është ajo në lokalitetin “Bojnik planina” sipër qytetit Kërxhali. Pjesa e cila kalohet pa problem fare është tatëpjeta nga fshati Gorno pole deri te fshati Rabovo. Itinerari është i kalueshëm për fëmijët. Kështu që nuk ka lidhje mosha e biçikletistit. “Ne duam të inkurajojmë turizmin e qëndrueshëm në rajon” – thotë Mihaella Mirçeva nga projekti bullgaro-holandez “Ari i ri i trakëve”. Ky i fundit ndihmoi në realizimin e itinerarit në malet Rodope. 

Hotelet familjare në fshatin Gorno pole ofrojnë komoditet për biçikletistët e lodhur.

“Ideja është që biçikletisti të bëhet pjesë e ditës së përditshme të banorëve në mal – shpjegon znj. Mirçeva. – D.m.th. të njihet me traditat dhe zakonet vendase. Pse jo të përfshihet në ndonjë festival ose aktivitet tjetër. Për sa i përket strehimit në hotelet e vogla, ne i kemi kontrolluar ato. Pronarët e tyre janë njerëz të besueshëm dhe me kënaqësi u përfshinë në këtë rrjet.”

Malet Rodope i mahnitin turistët me pamje të bukura.

Dy vjet me radhë Kirill Makarov ka hulumtuar terrenin malor kështu që itinerari të jetë sa më i përshtatshëm për t’u ngarë biçikletë. Ideja është që distanca midis hoteleve të vogla të mos kalojë në mes vendbanimeve të mëdha dhe biçikletisti të jetë gjithmonë në gjirin e natyrës. Kirill Markov këshillon që ngasja e biçikletës të shoqërohet me argëtimet e tjera në rajon, si p.sh. kalërimi, peshkimi, vështrimi i shpendëve, ngjitja e malit, xhiroja me kajak në lumenj etj. Në hotelet e vogla ofrohen gjellë tradicionale, të cilat janë shumë të shijshme. Sipas fjalëve të Kirill Markov pronarët i lejojnë biçikletistët që të hapin tendë në oborrin e hoteleve. Po ashtu jepen biçikleta me qira. Në qendrat vendase të informacionit mund të gjeni hollësi rreth itinerarit dhe hoteleve të vogla.

Për më shumë informacion klikoni këtu: http://newthraciangold.eu/cmspage.php?lng=en&id=226

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bethany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD