Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po të ketë gabim, ka edhe falje

Foto: arkiv

“Po të ketë gabim, ka edhe falje” kështu thuhet në fjalën e urtë popullore e cila dhe sot e kësaj dite e shoqëron jetën e bullgarit. Që të na rikujtoj se kërkimi i faljes së sinqertë zakonisht fiton një falje po kaq të sinqertë. Të paktën në pjesën më të madhe të rasteve. Në kalendarin folklorik bullgar ka ditë të caktuara, në të cilat kërkimi i faljes për të gjitha gabimet e bëra është e detyrueshme. Më i rëndësishmi mes tyre mban pikërisht këtë emër – Falje. Kështu Sirnica quhet Festa e të Lidhurave të Djathit e cila zhvillohet në të dielën e fundit përpara fillimit të Kreshmës së Madhe. Në pjesën më të madhe të familjeve bullgare dhe sot respektohen ritet, lidhur me të.

E gjithë java përpara të Lidhurave të Djathit quhet Sirnica. Dy javët përpara saj po kështu kanë emrat e vet. Njëra është e quajtur “rushna nedelja” (“e diela e shkelur” ose “e diela e djalit dorëlëshuar”) për shkak të ritit në të njëjtën kohë. Emërtimi “rushtata” vjen nga shkelja e kanunit fetar, me qenë se është e lejuar të mos të mbahet kreshmë gjatë ditës së mërkurë dhe të premte. Përfundon me të Lidhurat e Mishit – e diela, në të cilën tavolina është e përmbushur me gjellë me mish. Pas kësaj vjen e diela e “pastër”, kur përsëri mbahet kreshmë gjatë ditëve të zakonshme, kurse mishi është i ndaluar. Gjatë gjithë kësaj jave hahet vetëm djathë, gjalpë, vezë, sepse të gjitha këto gjëra përjashtohen nga menyja gjatë kohës së Kreshmëve të Mëdha. Kurse dikur kanë mbajtur kreshmë që të gjithë. Përjashtim kanë bërë vetëm fëmijët më të vegjël, të sëmurët, njerëzit e moshuar dhe njerëzit në rrugë.

Gjatë kësaj jave gëzimi dhe hareja janë të detyrueshme. Vajzat dhe djemtë kanë luajtur valle çdo ditë, sepse pas kësaj, deri në Ditën e Pashkës ato kanë qenë të ndaluara. Përsëri gjatë asaj kohe kanë lidhur kolovajzë, në të cilat detyrimisht janë kolovitur përfaqësuesit e pamartuar të bashkësisë për shëndet dhe kësmet gjatë zgjedhjes së bashkëshortit ose të bashkëshortes. Në kalendarin folklorik ky është dhe momenti i fundit për të bërë dasmë. Pas të Lidhurave të Djathit dasmat janë të lejuara në vjeshtë – pas përfundimit të punimeve bujqësore.

Në këtë të diel më e rëndësishmja është të kërkohet ndjesë. Prandaj e gjithë dita kalon në pritje dhe përcjellje. Të rinjtë shkojnë për vizitë tek prindërit e vet, tek kumbarët, si dhe tek të gjithë njerëzit e rëndësishëm, nga të cilët marrin ndihmë dhe përkrahje. Shkojnë në shtëpitë e tyre, që të kërkojnë falje – me fjalë të tjera të kërkojnë dhe marrin falje. Besohet se njeriu nuk mund me sukses të mbajë kreshmë dhe të spastrojë shpirtin, në qoftë se nuk merr falje nga të gjithë. Në mbrëmje, përpara se e gjithë familja të ulet rreth tavolinës, në shtëpi po kështu zhvillohet riti për faljen e gabimeve. Më të rinjtë i puthin dorë të moshuarve dhe thonë: “Më fal!” Përgjigja është “Të faltë Zoti”! Pasi është formuar fryma e një faljeje, vjen koha për darkën festive. E quajnë akoma Të lidhurat falëse.

Buka për tavolinën është e thjeshtë, prandaj ajo nuk kalohet me thimjam dhe nuk ka rite të caktuara. Por në të në mënyrë të detyrueshme janë të pranishme gjalpi, vezët, djathi dhe byreku. Dikur gratë kanë ndarë nga të gjitha gjellët e përgatitura dhe ua kanë shpërndarë familjeve të varfra, që të mund dhe ata të mund të hanë sipas traditës. Pas darkës vjen radha e “hamkanes” së gëzueshme. Në tavolinë ose në vendin e ngrënies lidhet një pe i kuq prej leshi. Në të lidhet një vezë, djathë ose hallvë të bardhë. Në disa krahina të Bullgarisë lidhin dhe vezë dhe djathë. Pas kësaj peri fillon të tundet dhe çdo një nga të pranishmit mundohet që të kap gjërat e lidhura me të me gojë. Përdorimi i duarve është i ndaluar. Besimi është se ai i cili mundet i pari të kapë ushqimin, do të ketë suksese të shumta. Nga veza ndahet e verdha dhe bashkë me djathin mblidhen – po kështu për shërimin e njerëzve dhe të kafshëve. Në fund peri i përdorur ndizet. Në qoftë se digjet shpejt dhe deri në fund – gjërat do të rastisin.

Në disa krahina folklorike gjatë natës kanë kryer traditën e ndezjes së zjarreve, kurse djemtë kanë hedhur shigjeta të ndezura drejt vajzës të cilën e duan. Një rrëfim i tillë në dashuri është dashur të marrë çdo një vajzë. Ka qenë e lejuar të hidhen shigjeta dhe drejt shtëpive të vajzave të tjera – si njohje për këtë se janë të bukura dhe të pëlqyera. Prindërit, të cilët kanë pasur vajza të pamartuara prej kohe kanë përgatitur enë me ujë, që të shuajnë zjarret.

Pas kërkimit të ndjesës dhe të haresë gjatë natës së kësaj dite njerëzit janë përgatitur për kokullen dhe butësinë, të cilat i kërkon koha përpara festës më të madhe të krishterë – Pashka.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD