Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Tangra” rikthehet në skenën muzikore

Foto: arkiv personal

Gjatë disa viteve të fundit tek ne pa u ndërprerë krijohen formacione të reja pop dhe rok. Në të njëjtën kohë publiku me gëzim pret lajmet për rikthimin skenik të grupeve të njohura dhe të dashura, të cilët për brezin e “moshës së mesme” janë burim i kujtimeve të mrekullueshme. Vala e rimëkëmbjeve të grupeve nuk e lëri anas edhe grupin “Tangra”.

Muzikantët e njohur rok Konstantin Markov, Stanisllav Sllanev-Stenli dhe Dani Gançev u kthyen në skenë me dy muzikant të rinj – kitaristin Ivo Çallëkov dhe perkusionistin Stefan Popov, të njohur nga Grupi “Graviti Ko”. Koncerti i parë i grupit në përbërjen e re ishte më 24 qershor. Ngazëllimi i publikut ishte më i madh se sa muzikantët pritën. Menjëherë pas koncertit Grupi “Tangra” filloi të punojë mbi projektin e ri.

Grup “Tangra” u krijua në vitin 1976. Në përbërjen e parë ishin Aleksandër Petrunov (Sasho Grivnata) – vokal, Konstanin Markov – bas kitarë, Ilija Karajanev (Liço Stounsa) – kitarë dhe Anton Bubev – bateri. Në fund të vitit 1977 në grup hyri edhe Tenko Sllavov – kitarë. Në fund të vitit 1979 Aleksandër Petrunov (Sasho Grivnata) emigroi dhe solisti vokal u bë Vili Kavallxhiev. Ndër emrat në zë, të cilët kanë meritë për popullaritetin e madh të Grupit “Tangra” është edhe këngëtari Cvetan – Çoço Vlladovski. Hiti i parë i tij me grupin ishte “Qyteti ynë” me kompozitor Boris Karadimçev.

Hiti tjetër i madh ishte “Pasuria” prapë me solist vokal Çoço Vlladovski. Në vitin 1982 grupi incizoi edhe albumin e debutimit “Qyteti ynë”. Në fund të vitit 1983 grupi ndërroi stilin nga rok melodik në nju uejv. Në grup ftuan Jordan Gançev – piano, Valeri Millovanski – kitarë dhe vokali Stanisllav Sllanev-Stenli. U radhitën çmime të tjera dhe një album i ri. Nga kjo periudhë janë hitet “Ushtari prej plumbi”, “Zhulieta”, “Ji i tillë siç është”. Nga viti 1986 deri në vitin 1990 muzikantët kënduan kryesisht në skenat e klubeve të Norvegjisë, Holandës, Finlandës, Gjermanisë. Në vitin 1990 grupi pushoi së ekzistuari. Një pjesë prej muzikantëve mbeti të jetojë në Evropën Perëndimore, ndërsa Konstantin Markovi u kthye në Bullgari.

Koncerti, me të cilin Grupi “Tangra” do të shënojë rikthimin në skenë planifikohet për 1 dhjetor. Për arsyen që grupi të rikthehet në jetën muzikore bullgare, tregon Konstantin Markov:

“28 janë muzikantët, të cilët punuan me Grupin “Tangra” që nga krijimi e deri tashti. Shumica prej tyre janë në nivel tepër të lartë. Ideja që të rikthehemi në skenë është nga vera e kaluar. Mirëpo, shumica e muzikantëve jetojnë jashtë shtetit dhe ishte shumë vështirë që të përputhim planet e të gjithëve. Pasi Dani Gançev u kthye në Sofje, përfituam nga kjo mundësi dhe ftuam dy muzikantë nga Grupi “Graviti Ko”.”

Një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së Grupit “Tangra” është poezia e Aleksandër Petrovit. “Ai është një pjesë e padukshme prej grupit. Megjithëqë ai qëndron gjithnjë prapa dritave të skenës, ai është pjesë e pandarë e grupit dhe jam i bindur se është në zemrën e adhuruesve të muzikës sonë”, rrëfen Konstantin Markov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Për ty"

Sllavin Sllavçev prej kohësh njihet si një nga zërat më madhështor të brezit të tij në muzikën bullgare, dhe jo vetëm në sferën e rock-ut, siç duket edhe nga kënga e tij e fundit "Py ty". Ajo shënon disa momente të reja në zhvillimin e Sllavinit:..

botuar më 24-04-04 8.20.PD

Grupi P.I.F. dhe kënga e tyre më е fundit “Të çmendur”

Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo ​​Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..

botuar më 24-04-02 8.10.PD

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..

botuar më 24-03-29 8.25.PD