Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Britaninë e Madhe: Brexit “një kaos i qetë dhe i pa fshehur mirë”

БНР Новини
Foto: Atina Dimitrova

Referendumi në Britaninë e Madhe më 23 qershor tregoi, se nga pikëpamja politike dhe kulturore shteti është i ndarë. Brexit nuk ishte vetëm shprehje e dëshirës për kontrollimin e fluksit të migracionit ... Brexit nuk ishte vetëm premtime për më shumë para në sistemin shëndetësor. Brexit ishte përgjigje e dëshirës së 52 % prej britanikëve të lirojnë shpirtin e tyre perandorak nga caqet e rregullave dhe ligjeve dominuese evropiane. Ajo që u ndodh është përleshje e idealeve dhe bisedimeve të papërfunduara që në vitin 1973, kur Britania e Madhe iu bashkua Bashkësisë Ekonomike Evropiane...

Sot dy muaj pas votës vendimtare, a kemi qartësi çfarë po ndodhet? A do të vazhdojmë të ndiejmë shpirtin e Evropës?

СнимкаMbi temën bisedojmë me Julian Popov, ish Ministër të Mjedisit në qeverinë teknike, këshilltar politik në Fondacionin Evropian të Klimës dhe Kryetar të Institutit evropian për efektivitetin e godinave në Bruksel:

“Pas shokut të parë prej rezultatit, i cili ishte i papritur, kaluan dy-tre javë. U bë e qartë, se ky është rezultati përfundimtar dhe nuk ka të ngjarë që diçka të ndryshohet në rrugë politike dhe juridike. Në përgjithësi situata është e qatë. U dallua Kryeministrja Tereza Mej, e cila shumë shpejtë imponoi autoritetin e vet dhe e mori Brexitin si detyrë të saj të punës, jo si ideologji politike. Kryesorja është, se pjesa e euroskeptikeve në Partinë Konservatore arriti atë, që donte. D.m.th. ata nuk kanë më arsye të insistojnë për përçarjen e partisë.”

Çfarë tregojnë mediat britanike dhe cilat figura politike dallohen?

“Kishte disa, të cilët ishin angazhuar me iniciativën, me fushatën. Ata ishte pjesë prej saj. Gazetat e djathta, kuptohet, nuk pasqyronin prognozat në mënyrë objektive. Ata ishin vetëm pjesëmarrës në fushatë. Por botimet serioze si BBC, “The Times”, “Telegraph”, “Financial Times” etj. silleshin në mënyrë analitike.“

СнимкаZhuljana Bojanova, porsa ka mbaruar gazetari në City University London dhe sipas saj situata është e tillë:

“Mendoj, se aktualisht ka një qetësi, e cila më shqetëson. Pas fushatës interesante dhe të bujshme për Brexit tani ka qetësi. Figurat kryesore që morën pjesë në këtë fushatë si Boris Xhonson dhe Majkel Gouv, aktualisht nuk e prekin fare temën. Sipas gazetës “Independent” Brexit mund të shtyhet deri në vitin 2019 për shkak të faktit, se marrëveshjet midis institucioneve të mëdha evropiane dhe Britanisë së Madhe ende nuk janë të qarta. Shumë njerëz mbetën me përshtypjen, se paratë që Britania e Madhe i jepte BE, tani do të drejtohen tek sistemi i shëndetësisë. Por secili politikan e di shumë mire, se kjo është absolutisht e pamundur. Unë jam optimiste, se ideja evropiane ende është e gjallë, me gjithë se institucionet kanë nevojë për ndryshim.”

СнимкаMaria Spirova, redaktore në një shtëpi botimi, përkthyese dhe gazetare, bashkëpunëtore e Institutit për Politikat Evropiane, komentoi:

“E vetmja gjë qe tani për tani është e qartë, është, se elita politike në Angli nuk di ç’do të thotë Brexit. Për të marrë një përfytyrim duhet të bisedojnë me kolegët e tyre evropianë. Por presidenti Hollande dhe kancelarja Merkel deklaruan, se nuk do të diskutojnë këtë temë përpara aktivizimit të neni 50 të Marrëveshjes së Lisbonës. Gjendemi në situatë pa rrugëdalje – një kaos të qetë dhe të pa fshehur mirë për këtë ç’do të thotë Brexit dhe kur do të ndodhet.”

Mbretëria e Bashkuar kuptoi më në fund diçka që ishte përsëritur jo një herë pas vitit 2014. Kjo gjë është, se në rast të bisedimeve eventuale Gadishulli ka 20 specialistë të aftë të përkthejnë marrëveshjet tregtare, ndërsa kundrejt tyre në BE ka nga 400 deri në 600 specialistë të tillë. Vetë e kuptoni, se kjo nuk është pozitë mbi të cilën Mbretëria mund të përgatisë strategji stabile për largimin e Britanisë së Madhe nga BE.

Jashtë Londrës, pjesa tjetër e Gadishullit është një vend, ku njerëzit nuk ndiejnë të mirat e globalizimit të kryeqytetit kozmopolit. Ata nuk kanë arritur të vlerësojnë avantazhet e BE dhe lëvizjen e lirë të shtetasve në atë shkallë në të cilën e njohin banorët e Londrës. Bile në disa vende, si në Wels dhe Kurnool, të cilët do të ishin territore të prapambetura pa infrastrukturën e ndërtuar nga BE, bisedimet për anëtarësimin nuk janë zhvilluar fare.

Снимка

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Atina Dimitrova dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD