Në sesionin e Komitetit Ndërqeveritar të UNESKO-s, të zhvilluar në Adis Abeba, qe marrë vendim që Tubimi i krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica të përfshihet në listën Përfaqësive të UNESKO-s të praktikave më të mira për popullarizimin e trashëgimisë botërore jo materiale kulturore. Në listë tanimë figuronin qilimat e qytetit Çiprovo, gjyshet e Bistricës, vallëzimet e nestinarëve dhe tradita Surva. Tubimi i krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica tanimë 50 vjet tregon larminë në gjini dhe pasurinë e madhe dhe të jashtëzakonshme të trashëgimisë folklorike bullgare, të gërshetuar me atmosferën unikale rilindëse të këtij qyteti të bukur bullgar. Tubimi u afirmua dhe si lëvizje për ruajtjen dhe popullarizimin e kulturës tradicionale kombëtare, të quajtur sot një trashëgimi jo materiale kulturore.
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le..