Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e qëndisjeve bullgare

БНР Новини
3
Foto: BGNES

Në Muzeun Historik Kombëtar është hapur ekspozita “Krijimi i Rikrijuar”. Në të mund të shikohen qëndisje të shkëlqyera nga tokat bullgare, veshje, zbukurime, të cilat kanë arritur deri më sot gjatë viteve. Veshjet popullore të dikurshme lara-lara dhe shumë interesante nga krahinat e ndryshme të vendit janë të paraqitura në përmasa të vogla mbi kukulla.

СнимкаJa se çfarë tregon në një intervistë për Radion Bullgarinë Antoaneta Ivanova, rregulluese në muze:

Qëndisjet janë karakteristike kryesisht për përparëset, xhamadanët dhe këmishët. I zbulojmë dhe nëpër kollanët. Kostumet, të cilat i shikojmë në ekspozitë, janë kopje të minimizuara të veshjeve, të punuara nga Antonia Veleva gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar. Tek ne ajo ka qenë restauruese, e cila është marrë me këtë tip punë. Për veshjet ajo ka marrë ide nga shënimet e itinerareve të Feliks Kanic (një udhëtar i njohur, etnograf, historian dhe gjeograf). Po kështu dhe nga pikturat e piktorit të madh Ivan Merkviçka. Të përdorura për konsultim të veshjes të bullgares së dikurshme kanë qenë punimet e Maria Velevës – një nga etnografët më të mirë, të cilët punojnë në këtë fushë. Në ekspozitë janë treguar veshje me dy përparëse, xhamadan tip rrobe dhe veshje tip saja. Janë prezantuar veshje popullore karakteristike për rrethet Pleven, Sofja, Stara Zagora, Bullgaria Verilindore, Rodopet, Bansko e krahinat e tjera të vendit. Në çdo një nga vitrinat kemi kopje të kukullave me veshje, tregojmë dhe qëndisjet origjinale.

Për herë të parë vizituesit mund të shikojnë rivendosjen e të ashtuquajturës vendosje të sokajes. Sokaja është një lloji zbukurimi për kokë, karakteristike për gratë e martuara në qytetet Gabrovo, Trjavna, Veliko Tërnovo, Sevlievo dhe Kilifarevo. Ajo është e përbërë prej një mbajtëse prej druri, shami të bardhë, zakonisht të zbukuruar me qëndisje të pasur.

СнимкаDhe akoma – “krëzhilloto” që është me zbukurimi prej metali, për shembull monedha të vogla. Rrënjët e vendosjes së këtij lloji shamie sipas disa studiuesve fshihen në kostumet e mbretërve dhe të bojarëve nga Mbretëria e Dytë Bullgare. Zbukurimi jepet nga vjehrra nuses së re, me fjalë të tjera kanë një pranueshmëri midis nënës së moshuar dhe vajzës së re, e cila vjen në familje. Sa më e pasur është familja e djalit, kaq më të mëdha dhe të shumta janë zbukurimet të cilat vendosen mbi shaminë e kokës.

СнимкаShamia e kokës e vajzave po kështu është e bukur, por jo dhe kaq e larmishme, sa ajo kur gruaja është e martuar. Gjëja tjetër e cila mund të vihet re këtu është punimi i vet përparëseve – me qëndisje, të cilat janë karakteristike posaçërisht për përparëset. Përveç kësaj kemi qëndisje, karakteristike vetëm për këmishën, vetëm për qaforen, për mëngët si dhe për xhamadanët.

Kuptohet se, gjatë kohës së festave është mundur të shikohet një larmi e madhe e qëndisjeve, të ornamenteve të tyre të ndryshme. Atëherë veshja popullore ka qenë me më shumë ngjyra, kurse vajzat me një gëzim të madh i kanë veshur kostumet e qepura dhe të qëndisura posaçërisht për to. Dhe shumë shpejt janë kapur në valle...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES dhe Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD